EKSKLUZIVE/ Ja arsyetimi i Gjykatës për të dënuar Tahirin vetëm për shpërdorim detyre (Dokumenti)

TIRANË - Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht, arsyetimin e vendimit që Gjykata për Krime të Rënda dha një ditë më parë ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Një vendim që vuri në praktikë një procedurë jo shumë të praktikuar nga gjykatat shqiptare: Rrëzimin e dy akuzave të ngritura nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe ndryshon cilësimin ligjor të veprës penale. Nga dy akuzat për "trafik të lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" dhe "grup i strukturuar kriminal", në atë të "shpërdorimit të detyrës".

Një vendim i cili, nga 12 vite që Prokuroria kërkoi dënim, u kthyen nga Gjykata në 3 vite shërbim prove, që në të njëjtën periudhë të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Por ku e bazoi gjykata për Krime të Rënda, veprën penale të shpërdorimit të detyrës?!

Teksa rrëzoi akuzat për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, gjyqtari shfaqi argumentet që e bëjnë fajtorë Tahirin për shpërdorim detyre.

Gjykata vlerëson se trafikantët kishin lidhje me policinë duke depërtuar deri në nivele drejtuese, dhe se Tahiri si ministër i Brendshëm nuk e ka luftuar në mënyrën e duhur trafikun e drogës. Po ashtu, arsyeton gjykata - Mojsi Habilaj ka përfituar nga lidhja farefisnore me Tahirin për të trafikuar në Itali. Ai Mojsi Habilaj ka trafikuar në vazhdimësi kanabis nga Shqipëria në Itali në vitet 2013-2015 (kohë kur Tahiri ishte ministër), duke u infiltruar në strukturat drejtuese të policisë së Vlorës.  

Në vlerësimin e gjykatës, mbajtja e lidhjeve të Tahirit me Mojsi Habiljan "kanë krijuar premisa të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të Policisë të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejta, vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimin dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminal,e shoqëruar në të njëjtën periudhë edhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të policisë, shoqëruar me vazhdimësinë dhe ushtrimin e suksesshëm të trafikut të narkotikëve nga i pandehurit Mojsi Habilaj ejt, në vlerësimin e kësaj gjykate, janë indicie të rëndësishme, të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën, që vërtetojnë tej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri ka konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës", - thotë gjyqtari në arsyetimin e vendimit.

Pra, vendimi i dënimit për shpërdorim detyre, bazohet në indicie që përputhen me njëra-tjetrën!

Rrëzimi i akuzave të Prokurorisë për trafik droge dhe grup kriminal

Sipas Gjykatës, pavarësisht provave të administruara nuk vërtetohet që Saimir Tahiri të jetë pjesëmarrës dhe anëtar i grupit kriminal të Mojsi Habilajt, të pandehur në Itali për trafik të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. "Nuk ka prova" - thotë gjykata - "që të vërtetojnë se dhuratat dhe shumat e parave që Mojsi Habilaj pretendon në përgjimet ambientale - t'ia ketë dhënë Tahirit dhe familjarëve të tij, çka u faktua - thotë gjykata - edhe nga kontrolli që prokuroria bëri në shtëpinë e ish-ministrit dhe nuk gjeti asnjë send të dyshimtë.

Po ashtu, lexon relatori i çështjes, Ardit Mustafaj, "nuk provohet marrëveshja mes Saimir Tahirit dhe të paktën njërit prej të pandehurve, Mojsi Habilaj etj për të kryer vepra penale të trafikimit të narkotikëve".

Vendimi: E deklaroj të pafajshëm!

Gjykata për krime të rënda e dënoi Tahirin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, që nisur nga gjykimi i shkurtuar ulet me 1/3 dhe kthehet në 3.4 vite. Edhe këtë dënim, gjykata e konvertoi në 3 vite shërbim prove me kushtin për të mos kryer vepër tjetër penale, dhe të mos ushtrojë në këtë periudhë funksione publike.

"Për këtë të pandehur, Gjykata ne vendimin përfundimtar ndryshon cilësimin ligjor të veprës penale nga trafik të lëndëve narkotike i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, në atë të shpërdorimit të detyrës. Megjithëse vepra penale e grupit të strukturuar kriminal, është vepër penale më vetë për të cilën akuzohet i pandehuri Saimir Tahiri, gjykata vlerëson se nuk provohet që i pandehuri e ka kryer këtë vetë penale, prandaj bazuar në 338 pika 1/ gërma d e Kodit të Procedurës Penale dua ta deklaroj të pafajshëm", thuhet në vendimin e gjykatë.

Por teksa ish-ministri u denua me sherbim prove, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela u dënua nga gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vite burg, që ulet në 3.4 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 20/09/2019 22:32

    Ky arsyetim po me kujton ligjin per agjitacpn e propagade. The atehere thuaj ka krijuar kushte per infiltrimin e e ideve reaksinare et.. etj..etj..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë