Ekskluzive/ Kush është prokurori 35-vjeçar belg që 'gozhdoi' për 2 orë Bashën në zyrat e SPAK! Si paralajmëroi përdorimin e forcës nëse kreu i PD kundërshtonte

Julien Moinil, 35-vjeç, është një prej prokurorëve belgë që morën në pyetje për 2 orë kreun e PD-së, Lulzim Basha. ReportTv mëson ekskluzivisht se kush hetuesi 35 vjeçar. Prokuror magjistrat i krimit të organizuar nga disktrikti i Brukselit. Julien ka qenë edhe më herët në Shqipëri si pjesë e delegacionit të prokurorisë belge.

Sipas kërkesës se belgëve nuk pranonte të pyetej do të shoqërohej me forcë. Në të kundërt do akuzohej për pengim të zbardhjes të së vërtetës. Është diskutuar që mbrëmë për dhënien e deklarimeve, edhe sot ka dhënë dakordësi.

Vetë prokurori Moinil ka thënë se nëse Basha nuk nuk vjen duhet të sillet forcërisht, ndryshe do të veprojë drejtësia belge. Grupi i hetuesve belgë është gjithsej me 7 persona, grup i kompletuar hetimor. Ata që mbrëmë kanë njoftuar Partinë demokratike. Prokurori 35-vjeçar ka qenë dhe herë tjetër në Shqipëri, por këtë herë është vënë re se ka pasur masa të forta sigurie. 

Në moshën vetëm 35 vjeç, gjyqtari federal tashmë ka një karrierë të shkëlqyer. Ai ka qenë avokat në Bruksel që në moshën 23-vjeçare dhe më pas u bashkua shpejt në zyrën e prokurorit publik të Brukselit si magjistrat i të rinjve përpara se t'i bashkohej zyrës së prokurorit publik të Monsit, ku kryesisht merrej me rastet e krimit të organizuar.

Shpejt, magjistrati do të ngjitet në prokurorinë federale, ku prej dy vitesh i janë besuar çështjet më të rëndësishme. Për të përmendur disa, ai qëndron pas hetimeve për shitjen e ekipit më të madh belg të futbollit Anderlecht, arrestimin e Patrick De Koster, agjentit të futbollistit Kevin De Bruyne, sekuestrimin e armëve nga një komisioner i Brukselit, rastin e agjentit të futbollit Christophe Henrotay, trafiku gjigant i drogës i njohur si “lidhja frigo” etj.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur sot në SPAK për dy orë rresht nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove në ‘Toyota Yaris’.  Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani.

Më 22 qershor 2018, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit akuzoi Ballën si të lidhur me 3.4 milionë eurosh që ishin të fshehura në një makinë në Portin e Durrësit dhe vinin nga Belgjika, dy ditë para se policia t'i kapte ato më 24 qershorit 2018. Kjo bëri që prokuro ta merrte Bashën në pyetje se nga i kishte marrë informacionet, i cili duke u rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit.

    K.T./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • A...Zh: 11/02/2022 08:30

      Lul, trego kamikazet e tu ne organet ligjzbatuese. Jo se nuk dihen, por duhet ti thuash me gojen tende. Leri perrallat me informacione nga emigrantet ne Belgjike! Kete alibi mund ta hane prokuroret belg, por vemjet e tua jane ketu.

      Përgjigju
    • Andi: 11/02/2022 04:39

      Jemi bere republik bananesh. Po kush eshte ky idiot qe per publicitet kerkon dhe mbrojtje speciale sikur e ka mendjen dokush tek ky. Gjykata ka folur dhe ky vjen sa per sport. K.... me dhemb ka per te ngrene se ska ca ben.

      Përgjigju
    • Gjergj: 10/02/2022 23:41

      Ky stan rrumpallè shqiptar, kètè bulmet ka. Vijnè prokurorè belgè dhe marrin nè pyetje "kryegallofin e opozitès shqiptare" pèr çèshtje tè krimit tè organizuar, a thua se Shqipèria nuk egziston si shtet me institucionin e prokurorisè, ku duhet tè shkonte njè kèrkesè zyrtare pèr bashkèpunim. Mirèpo ai qè vuri gallofin nè krye tè PD, vuri edhe Gjin Gjonèt nè krye tè prokurorive dhe gjykatave. Kapja e shtetit dhe kthimi i tij nè mburojè tè politikès sè kriminalizuar, ka bèrè qè çdo gjè shqiptare, çdo komunikim ndèrshtetèror midis institucioneve tè pavarura, tè mos marrè rrugèn normale qè duhet tè kishte por tè shkojè deri nè atè nivel saqè bèn qesharake kètè rakatinè shtetèrore shqipfolèse. Provoni tè shkoni nè njè vènd tè europès, dhe tè merrni nè pyetje si prokurorè kryetarin e opozitès sè atjeshme? Atèherè do kuptoni mbase se ku e kanè çuar Shqipèrinè kryegallofèt hajdutè. Para prokurorève belgè, kryegallofi nuk bèn tè fortin, as nuk pèrpiqet tè mbyllè çèshtjen me procedurè si nè atè tè rrugès sè kombit. Jo,jo, ai èshtè "i interesuar ti shkojè tè vèrtetès nè fund". Koncert nè vitin 1936? Jo. Kryegallofè mè 2022.!!!

      Përgjigju
    • Derkuci: 10/02/2022 22:27

      Ky prokucari belg te rruan lul bashen jo vetem qe sben gje ky po ky edhe ngoje e mer me i dhon naj lek kshu mceftas.I regulloi tgjitha krimet ne bruksel e belgjike ky qe tmeret me shqiptaret ????????????

      Përgjigju
      • emigranti: 10/02/2022 23:07

        Derr, po me ato krimet e Belgjikes po merret dhe Lulja per ato krime eshte thirrur.

    • Leli: 10/02/2022 21:28

      Shtrengon by..en.luli tregoj te gjitha. Poté ka urdheruar "babaj"salehu.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë