Të 'fortët' e luksit që sfidojnë radarin e kryejnë shkelje në rrugë, jo vetëm gjoba, në filtër si i blenë makinat?

ReportTv mëson ekskluzivisht se krimi ekonomik dhe njësia e anti-trafiqeve do të kalojnë në filtër të gjithë shoferët me mjete luksoze të cilët janë proceduar për shkelje të shumta në rrugë, e nga ana tjetër rezultojnë të papunë, të paregjistruar pranë tatimeve apo sigurimeve shoqërore në vend.

Burime nga ky sektor bën me dije se vetëm përgjatë javës që shkoi katër mjete janë bllokuar nga hetimi i krimit ekonomik dhe njësia e trafiqeve pasi kanë rezultuar të vjedhura në Europë, ndërsa pas verifikimeve pronarët do ti nënshtrohen imtësisht edhe një kontrolli nga operacioni forca e ligjit OFL.

Pjesë e këtij operacioni janë ato mjete të cilat deri më tani edhe pse të gjobitura disa herë vazhdojnë e përdorin rrugët si pista garash apo janë përfshirë në veprime që kanë rrezikuar jetën e të tjerëve, përfshi parakalimet e gabuar me shpejtësi, driftin apo ndriçimet verbuese e zhurmat.

Në katër mjetet e bllokuara ka rezultuar se shoferët e tyre ishin 20-28 vjeçar të papunë, të paregjistruar pranë tatim taksave por me mjete luksoze me vlera deri në 150 mijë euro.

Ky operacion sqaruan hetuesit është shtrirë në të gjithë vendin dhe pjesë e verifikimit do të jetë, pronari, përdoruesi, punësimi i tij,  të ardhurat, numri shasisë së mjetit, dokumentet dhe origjina e krijimit të parave.

Përgjatë sezonit verorë vetëm në mjetet luksoze numri i të ndëshkuarve për shkelje të rënda arrin në mbi 600 të tillë shumica për shpejtësi mbi 110 deri në 275 km në orë.

ReportTv mëson se ky verifikim në terren vjen pas urdhrit të kryepolicit Ardi Veliu për të gjithë vartësit e tij, ndërsa detyra bazë i përket policisë rrugore për të kaluar në regjistër të gjitha të dhënat që do të mbledh në terren.

Edhe pse jo zyrtarisht në territorin shqiptarë mjetet luksoze përgjatë sezonit të verës arrin mbi 5000 në qarkullim kryesisht emigrant të përshirë në narkotrafik apo aktivitete të paligjshme jashtë vendit.

Pjesë e këtyre verifikimeve do të jenë edhe policitë homologe sqaruan burime për ReporTv kryesisht ato gjermane, italiane, franceze dhe ato angleze.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jona: 30/08/2020 21:40

    Shyqyr erdhi kjo dite me ne fund, ishalla eshte e vertet qe dhe ne shqiperi te tregojne burimin e te ardhurave per blerjen e makinave luksoze

    Përgjigju
  • Loni: 30/08/2020 19:18

    Te gjithe e duam te bukuren edhe ato qe I Kan... Kan rrezikuar edhe kujtohet nje here shteti se eshte vit elektoral ky edhe ndodh mrekullia investime arrestime edhe aksione edhe arkat plot marrin rroge shtese te preferuarit e shefave... Ketu eshte nje show I rradhes mediatik me ofl- ra qe vari riken vetem zhurme edhe me langaraq Jan marre neper video show. E gjithe shqiperia eshte e ndertuar keshtu u zgjua krimi ekonomik urraaaaaaa! O mortja ju rafte te gjitha organeve ligjzbatuese! Asgje ska per te ndodhur sepse gjithmone merret me vrull... Sic u mor ligji antiduhan qe pihet me fort akoma llotot qe ja hoqi taksat shtetit edhe ja la pronareve te llotove cash leket ... Keto Jan organet ligjzbatuese!? Keto Jan organet ligjzbatuese !? Jan ca komentues qe Kan qejf edhe kaq. Danocet ti gezojne makinat edhe ti rruajne tocet sepse do qarkullojne gjithmone si edhe un edhe ju...

    Përgjigju
    • Bossi: 31/08/2020 02:31

      Rrofsh o Danoc !!! Prokuroret e gjykatesit e femijet e tyre si i kan ,,pa ne qe smeremi me korrupsion e svejm para me dramat a hallet e miletit , kena e do kemi perher ..!

  • Emigranti 30 vjet: 30/08/2020 18:16

    Gjithe djemt e k*rvave lëvizin me Makina te shtrenjta si ka mundesi?! Ma shuan dot njeri kuriozitetin

    Përgjigju
    • Zhargon: 30/08/2020 20:16

      Ç'kuriozitet koti kur e thot vet shprehja e lashte " Biri K*rves "

  • kokcepat: 30/08/2020 16:32

    Kokcepat te vriten , eshte e pamundur nuk behen njerez ! Habiten sa skllever jane njerzit ne Shqiperi ! Si ka mundesi qe nuk vriten nga njerzit keta kokcepa kur kalojne rruges ! Shteti e policet jane qesharak ! As PS e Rama qe kisha besim nuk kane bere asgje per respektimin e trafikut, njerzit ecin si kafshe me makine kudo ! Shpejtesi, kalim i gabuar, shkelje e rregullave me elementare , per dite njerzit , femijet e tyre jane te rrezikuar nga kokcepat ! Nuk ka rruge tjeter..lufte civile kunder kokcepave ! Nxirrni kallashet ku ti keni e bjeruni kokcepave ! I vrisni ju para se tu vrasin ata !!

    Përgjigju
  • Alfred: 30/08/2020 14:45

    ka 25 vjet qe ma merr voten PD, vetem e vetem me kete qe po ben PS tani, e ka voten time, nuk eshte as per xhelozi e as per motiv tjeter, por nuk dilet dot as ne shetitje me famljen, se ke keta kokrruajturit me miza e akrepe te dizenjuar ne krah, e me makina ne trotuar e te shohin shtrember po nuk u lirove rugen, le te behet nje here e mire nje reset e tenorit te jetes, te shohim kush meriton me djerse makinen e shtrenjte e kush nuk e mban dot. PS ka voten time gjithmone me kete operacion.

    Përgjigju
    • Thiku: 31/08/2020 00:09

      Vota jepet per nje parti qe nderton (rruge, shkolla) apo qe jep shprese (sjell firma te huaja, hap fabrika vend epune), apo qe I kushton rendesi arsimit ose bujqesise. Ka Bere ndonje nga keto? Po nderron krah vetem me nje mase/aksion parazgjedhor?

    • Fredi: 30/08/2020 22:31

      O njoni se mos na del edhe ti skifter, hahaha..

    • O Njoni: 30/08/2020 21:42

      hahahahaha

    • Njoni: 30/08/2020 19:24

      Dorzohem, nuk flas dot, jo kur bohet fjalë me ndjekës të filozofit Bes Kallaku.

    • Lomi: 30/08/2020 18:09

      Per kapertonin Aqif dhe per kete te mencurin tjeter Njonin. Nuk ka ne Europe kalamoj me porsh, BMW 730, benz S, edhe ke shpija kane nga i lop o dele, lene kapitalizmin, nuk hyn fare ketu, nuk e paskit kuptu fare humorin e BES Kallakut, do me thone qe ju qe e mendoni keshtu jetoni ne ajer, nga kjo rrumpall qe e kane lone 30 vjet, kena pa kalamoj me u bo vrases me pages, se dune me u hap buthesh me renxh Rover, BMW, kjo pune do te ishte bo me koh, nuk kom nevoje per pergjigjen e juve per kapitalizmin se kom 30 vjet ne emigracion edhe Alfredi ka shum te drejte.

    • Velo: 30/08/2020 17:10

      Sa per nostalgjiket e komunizmit: nuk esh ky kapitalizmi. Ky esh kapitalizmi pa drejtesi, se po te kete drejtesi siç ka ne Gjermani e gjetke, nuk ndodhin keto. Sa per kritiket e spakut, duhet ta dini qe SPAKU nuk heton dot vete, se nuk ka mundesi, duhet byroja kombetare e hetimit. Aty do e shohim a behet ky vend a s'behet, po jo pa u bëre ajo.

    • Njoni: 30/08/2020 16:38

      Jom dakord me Qif Kopertonin.E deshët shqipërinë si gjithë europa? Ja ku e keni, me të mirat e të këqijat e saj. Sistemi kapitalist eshte si motorr me djegie të brëndëshme, funksionon, prodhon, ecën por si të gjithë motorrët ka nevojë për lubrifikim se ndryshe ngec, bllokohet, digjet dhe lubrifikanti më i mirë është korrupsioni që zbut fërkimet mes politikës biznesit dhe drejtësisë. Rroftë kapitalizmi që e mban në jetë korrupsioni dhe votohet nga injoranca.

    • Per Lani: 30/08/2020 16:23

      Tamam asgje spo ben bashke me spakun e drejtesin.PS thjesht po nderton asgje me shume

    • Lani: 30/08/2020 16:13

      Asgje spo ben PS tani asgje po dalin trafikantet per dy muaj nga burgu etj rri i sigurt qe kto makina i ke jasht sa te paguajn 1000 e

    • Aqif kopertoni: 30/08/2020 15:46

      O popull injorant shqiptar, deshet kapitalizem, ja ky eshte. Se cfare prisnit ju. Keto dhe korrupsioni I pafund nuk mbarrojne, pse cfare kujtoni ju mos vendet e tjera jane me te mira? Ndryshimi eshte se vendet e tjera I Kane bere keto shume vite me pare dhe shqiptaret jane akoma fillestare .prandaj quhet kapitalizem, primare eshte kapitali pastaj jeta e njeriut . Persa kohe njeriu do kete bythe te dhjese I duhet te haje por ca e kane by then me te madhe dhe ca me te vogel. Prandaj o shqipo mesojuni me realitetin ky eshte dhe ska tjeter. “ e duam shqiprine si gjithe evropa “

    • Qifi: 30/08/2020 15:45

      Bravo Alfred. Dhe bravo Shqiptarja.com qe denoncon keta drogmenet qe e kane bere koken si qen stani

    • $$$$$$$: 30/08/2020 15:32

      Bravo fredi ..! Te pershendes

    • Roke: 30/08/2020 15:14

      Aa xheloz zemer gure, me djers i marrin edhe ata leket, nuk ua fal njeri, nuk po flas per keta qe thua shikojn shtrembet tjeter kategori. Mbare cunave puntor

    • Goni: 30/08/2020 15:05

      Edhe timen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja