Ekskluzive/ Gazetari i Report Tv Artan Hoxha publikon videon e rrëmbimit të Elvis Troqes në Vlorë

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha siguron ekskluzivisht videon e rrëmbimit të një personi në qytetin e Vlorës në muajin korrik, i cili edhe sot e kësaj dite rezulton i zhdukur. Fjala është për të riun Elvis Troqe, 24-vjeç, fati i të cilit nuk dihet prej dy muajsh, i cili u denoncua i zhdukur nga pak ditë më parë. Video u transmetua në emisionin "Repolitix", nën drejtimin e gazetarit Denis MingaNgjarja ka ndodhur pasditën e datës 17 korrik rreth orës 20:00.

Në pamje duken dy automjete, një i rrëmbyesve dhe tjetri i bashkëpunëtorit i cili mban në monitorim objektivin. 24-vjeçari vëzhgohet fillimisht për vendndodhjen e tij, teksa ndodhej në ambientet e një bar-kafeje. 

Rrëmbyesit sinjalizohen nga informatori dhe më pas aty mbërrin makina tjetër një automjet tip "Mercedes-Benz" ngjyrë gri. Viktima, pasi del nga lokali, përshëndetet fillimisht me drejtuesin e automjetit dhe më pas hipën me vetëdije në anën e pasagjerit, por pas asaj dite ai nuk është parë më dhe është denoncuar i zhdukur në polici. Elvis Troqe është ngritur nga ambientet e kafesë ku ishte i ulur me një shok të tij, pa marrë telefonin celular me vete.

Ngjarja ka ndodhur në datën 17 korrik, nga ky moment ky person është zhdukur. Automjeti "Benz" është identifikuar. Autorët, rrëmbyesit gjithashtu dihet se kush janë, por nuk veprohet. Policia nuk vepron. Një muaj më parë u zhduk shoku i tij, Albano Xhaferraj. Erdhën të dy nga Belgjika. Këta duhet të gjenden në mënyrë që në Shqipëri, në Vlorë, apo kudo tjetër në këtë vend, të mos ndodhin më rrëmbime të kësaj natyre. 

Artan Hoxha, gazetar i Report Tv

Troqe ka qenë i dënuar në Itali me dy vite burg për trafik droge. Më pas është larguar në Belgjikë. Ka ardhur në Shqipëri së bashku me shokun e tij Albano Xhaferri. Ky i fundit i zhdukur në muajin qershor në të njëjtën situatë në datën 18 qershor. Nëse në rastin e Albano Xhaferrit kallëzimi u bën me vonesë, në këtë rast kallëzimi u bë menjëherë. E kam thënë në studion e Report Tv, se në Vlorë ndryshe nga Shkodra, po zhduken dhe kufomat. Kjo që ne thamë për Vlorën, ndodhën në Shkodër. U zhduk Gëzim Hysa dhe Agron Mullaj. Janë 16 raste të zhdukur. Një grup i strukturuar kriminal, fshihet pas kësaj ngjarjeje.

Artan Hoxha, gazetar i Report Tv

Nga viti 2016 në Vlorë rezultojnë të zhdukur, disa prej të cilëve janë gjetur të mbytur në det, 16 persona. Në qytetin e Vlorës u denoncuan të zhdukur pak ditë më parë tre persona Albano Xhaferri 34-vjeç, Marjo Metushaj dhe i fundit Elvis Troqe. Edhe në Shkodër rezultojnë dy persona të zhdukur të cilët nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Gëzim Hysa 56 vjeç dhe Agron Molla 47 vjeç, dajë e nip, janë denoncuar të zhdukur në polici prej datës 31 gusht. 

Replikat në emisionin Repolitix

Xhemal Qefalia: Na duhet një bashkëpunim me shtetet fqinjë. Të tillë persona krimet i kryejnë jashtë Shqipërisë. Duhet konkretizim. Ato ngjarje shqetësojnë jo vetëm familjarët port ë gjithë ata që ndihen të pasigurtë. Në tërësi të gjitha organet e policisë dhe fanatikë i këtyre shifrave. 

Gazetari Artan Hoxha: Këto ngjarje kanë vijuar. Që kur ka ndodhur ngjarja, një javë më pas, ka vijuar. Çdo qytetar të jape informacion.

Xhemal Qefaliaj: Media është e lire të japë informacion, por gjëja që është inkurajuese që për këtë ka një grup hetimor dhe çështja po ndiqet. 

Pëllumb Nako: Për hir të së vërtetës, të gjithë e dini se ne kemi një diasporë të gjerë në Evropë. Ka aktivitet kriminal në shumë vende. Shqipëria sot lëviz në hapësirën Shengen, e zona është shumë e gjerë. Gjërat nisin aty e mbarsen këtu. 

Gazetari Artan Hoxha: Kjo ngjarje ka të bëjë se vajtja e atyre këtu është e lidhur. Rrethanat janë mjaft të dyshimta, se ndoshta është vrarë, por njeriu është zhdukur në Vlorë. Jemi në 2018, humb njeriu në këtë mënyrë. 

Erzen Breçani: Kemi patur përvoja me rrëmbime të shumta, por jo në këtë masë. Kemi 2 në Vlorë, 2 në Shkodër, në Nikël që nuk janë dokumentuar. Janë vepra penale të vështira për dokumentim. Ka grupe të forta që ende nuk janë goditur në veri. Nga përvoja di them se Spanja dhe Franca kanë gjetur veprimtari kriminale jashtë dhe vrasjet janë kryer këtu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 13/09/2018 16:09

    kjo vidio nuk ma mbush mendjen se kemi te bejme me rrembim personi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij  për shpërndarjen e dhuratave përreth botës

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës