TIRANË- Masa “arrest shtëpie” dhe “pezullimi nga detyra” me vendimmarrje të GJKKO duket se nuk kanë rënë si ‘rrufe në qiell të hapur” për tashmë ish drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Kryespiunia e Shqipërisë më 18 shtator, vetëm 4 ditë para se t’i komunikohej masa (më 22 shtator), ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t.
Në dorën e SPAK kishin rënë informacione të forta që e zinin ngushtë drejtoreshën e SHISH, 9 faqe dokumente të dyshuara të dhëna sekrete shtetërore dhe qindra komunikime të Hysenit me Agasin, të gjetura në makinën e tij gjatë kontrollit të 22 korrikut në “Equos Resort”.
Vetë kryespiunia i pranon kontaktet me të, por thotë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj. Pra, sipas Vlora Hysenit, Ergys Agasin e kishte bërë bashkëpunëtor të Shërbimit Informativ, ndërsa komunikimet thotë se i kishte vetëm në distancë pa e takuar asnjëherë fizikisht.
Por nga të dhënat e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, SPAK paraqet një panoramë krejtësisht tjetër nga ajo që e konsideron si alibi të Hysenit. Prokuroria e Posaçme thotë se ishte Agasi ai që kërkonte informacione dhe i diktonte ato që i duheshin, dhe jo Hyseni. Vetë Ergys Agasi e pranoi se dokumentet sekrete i kishte lënë me qëllim në makinën e tij, në mënyrë që SPAK t’i gjente kur të shkonte për kontrolle, siç dhe ndodhi.
Kreu i SHISH kur u pyet në mes të shtatorit, nuk e kishte një shpjegim për këto materiale të dala jashtë institucionit, duke thënë se do të kthente një përgjigje konfidenciale me shkrim.
Nga ana tjetër SPAK ka gjetur mbi 500 komunikime në celular të Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, nga fundi i qershorit deri më 26 gusht kur ai u arrestua në Durrës, të gjitha përmes aplikacionit të enkriptuar SIGNAL. Bisedat sipas prokurorëve Altin Dumani dhe Bledar Maksuti tregojnë një lidhje shumë më të afërt sesa, siç e cilësojnë ata, me një “të ashtuquajtur bashkëpunëtor”.
Të dy, i shumëkërkuari në atë kohë Ergys Agasi dhe kryespiunia e Shqipërisë Vlora Hyseni, kishin komunikim të vazhdueshëm, të përditshëm, të tejzgjatur në kohë, sipas prokurorëve të posaçëm, duke përfshirë qindra telefonata me videocall apo mesazhe ku shkëmbenin foto dhe video. Madje Hyseni sipas SPAK e identifikonte situatën e Agasit dhe problemet e tij me drejtësinë, me të vetat.
Në një mesazh 4 ditë para arrestimit, Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit:
“Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt...do ia hedhim...problemi është koha”.
Ndërsa vetëm pak para se Agasi të prangosej Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se Hyseni i shkruante:
“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”.
Report Tv ka mësuar nga burimet se një moment i veçantë në komunikime, që SPAK i ka kushtuar vëmendje është një mesazh i dërguar nga Hyseni për Agasin me tekst të përafërt si “Krejt këta që na kanë bërë këtë dua që të paguajnë”. Për Prokurorinë e Posaçme, mesazhe të tilla tregojnë qëndrim kundër organeve të drejtësisë që tashmë kishte nisur hetimet.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, në kundërshtim flagrant me detyrën, Vlora Hyseni i jepte informacione dhe detaje për aktivitetin e saj si kreu i SHISH. Në disa raste për takimet me Kryeministrin Rama në zyrë apo edhe takime të tjera sensitive. Për të gjitha këto kontakte evidenton SPAK, Hyseni nuk kishte njoftuar asnjë institucion, jashtë apo brenda SHISH, edhe pse pretendon se e kishte ‘rekrutuar’ si informator të shërbimit.
Urdhër arresti për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, u ekzekutua orët e darkës të së martës pasi ajo u kthye nga një aktivitet jashtë vendit në Baku, duke u ndalur vetë në pikën kufitare të Morinës. Ajo po hetohet për dy vepra të rënda penale si “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit” pasi dyshohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.
Në atë që duket një hetim për ata që kanë ndihmuar arratinë e Ergys Agasit, si fraksion i dosjes së AKSHI, prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, ekzekutuan edhe dy masa të tjera sigurie, arrestimin e Fatjon Kallucit, Shefi sektori në Policinë shkencore për nxjerrje të sekretit hetimor dhe Embro Sulejmanit, kryekamerier në restorantin pranë vilave qeveritare në Durrës pasi dyshohet se ka “ndihmë të dhënë autorit të krimit”.
Përveç masave të sigurisë, në orar të njëkohshëm në mëngjes herët, agjentë të BKH dhe forca policie, u gjenden në disa ambiente për të cilat kishin siguruar urdhra kontrolli. Forca RENEA dhe ato Speciale u panë në Shkozet të Durrësit për disa orë në vilat që njihen si baza e Visit të Pojës, një prej personazheve më të njohur të krimit në Durrës.
Në kontroll edhe banesa e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, për të cilin ende nuk ka detaje për rolin në këtë hetim. Ish kryepolici njihet për marrëdhënien e ngushtë me ish drejtuesin në polici Uljan Shpatarakun, i cili u prangos si shofer i Ergys Agasit, në operacionin e një muaji më parë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ditën e nesërme drejtoresha e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë 'arrest shtëpie', Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë 'arrest me burg', do të dalin para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masave të sigurisë.
Seanca për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin është caktuar në orën 09:00, ndërsa seanca për Vlora Hysenin është caktuar në orën 12:00. Kujtojmë se të tre personat e sipërpërmendur po hetohen për bashkëpunim me Ergys Agasin, i arrestuar më herët për dosjen e AKSHI-t.
Njoftimi i GJKKO:
Nisur nga interesi i lartë që ka në publik dhe në media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave nën hetim: Vlora Hyseni, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1, të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a/1, i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302/2, i Kodit Penal, ju njoftojmë se: Më datë 23.09.2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave nën hetim: Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”.
Seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani është caktuar me datë 24.09.2026, ora 09:00, ndërsa për personin nën hetim Vlora Hyseni është caktuar me datë 24.09.2026, ora 12:00.
Report Tv ka mësuar një tjetër detaj lidhur me komunikimet e vazhdueshme të zbuluara mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.
Sipas burimeve, në një prej qindra mesazheve mes tyre, kreu i SHISH i ka shkruar biznesmenit “Kush na e bëri këtë, duhet të paguajë.”
Për Prokurorinë e Posaçme, mesazhe të tilla tregojnë qëndrim kundër organeve të drejtësisë.

Burime të Report Tv thonë se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u pyet nga SPAK më 18 shtator, pasi në makinën e Agasit te ‘Equos Resort’ u gjetën 9 faqe wordi me të dhëna sekrete të SHISH. Hyseni e ka pranuar komunikimin me biznesmenin me justifikimin se ai ishte bashkëpunëtor i SHISH. Por SPAK thotë se asnjë prej instancave brenda e jashtë SHISH-it nuk ishte njoftuar mbi këtë bashkëpunim të pretenduar.

Report Tv ka siguruar të dhëna ekskluzive nga hetimet për Ergys Agasin dhe drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit ka pretenduar se Agasi ishte bashkëpunëtor i saj dhe se kishte komunikime të vazhdueshme me të të përmes celularit, por ndryshe thotë akuza.
Në provat që SPAK ka depozituar në Gjykatë për kërkesën për të caktuar masë sigurisë, thotë se Ergys Agasi nuk kishte vetëm rolin e bashkëpunëtorit, por merrte dhe i diktonte kreut të SHISH informacionin që i duhej.
Siç bëjnë me dije burime për Report Tv, Agasi dhe Hyseni komunikonin përmes aplikacionit “Signal”. SPAK thote se "për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit"

Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se Vlora Hyseni e njoftonte Ergys Agasin edhe për takimet e punës me Kryeministrin dhe Drejtorin e Policisë, si dhe ndante edhe informacione për emërime të mundshme politike.
Burime ekskluzive për Report Tv thonë se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK më 18 shtator, pasi në makinën e biznesmenit Ergys Agasi u gjetën 9 faqe wordi me të dhëna sekrete të SHISH. Të njëjtat burime thonë se para prokurorëve të Posaçëm, Vlora Hyseni ka pranuar se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me me Ergys Agasin deri ditën e arrestimi, duke pretenduar se ai ka qenë bashkëpunëtor i SHISH. Vlora Hyseni tha në SPAK se për diagramat e SHISH të gjetura në makinën e Agasit do kthente përgjigje me shkrim.
Burime ekskluzive për Report Tv kanë zbuluar mesazhe midis Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për të cilat SPAK thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.
Në një mesazh Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”, thonë burime ekskluzive për Report Tv.
Në një mesazh 4 ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit: “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt...do ia hedhim...problemi është koha.”

Report Tv mëson detaje të reja pas arrestimit të drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe word me diagrame (dokumente sekrete) të SHISH, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Biznesmeni i arretsuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t mësohet se në seancë e ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK aty.

Ndryshe nga pretendimet e Vlora Hysenit se komunikimet me Ergys Agasin kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit, SPAK thotë se komunikimi i tyre ishte i përditshëm, i tejzgjatur në kohë, telefonata me videocall dhe dërgim fotosh e videosh, konfirmojnë burime ekskluzive për Report Tv.
Sipas burimeve, nga 28 qershori deri më 26 gusht, kur u arrestua Agasi, ka pasur mbi 500 telefonata dhe mesazhe, për të cilat SPAK thotë se nuk kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit.
-
Si kane arritur tju lexojme komunikimet ne Signal? Do ju kene hapur telefonin besoj.
Përgjigju-
Telefoni ka thjesht kod hapje mbyllje aparati, te gjitha bisedat jane ne Memoria Flash (Storage) dhe lehtësisht te gjendura mjafton aparati te gjendet.
-
MJAFTON TI GJESH CELULARIN..... SKA APARAT QË NUK ZBËRTHEHET....
-
-
Po si mos ja dilni ju te dy. Biles biles duhet me ju dhen dekorate presidenti edhe flete lavderimi KM per bashkepunimin intensiv qe keni per kete komb mjeran. Ah nendore kujt u katandis ky komb. Nuk me vendosen njeher mua me im shoq po skemi rekomandime e miq. Paskemi lindur per te vuajtur...
Përgjigju -
Bobo , ç'injorante . Po kjo paska rene ne dashni me te shemtumin Ergys Agasi? Po si ka mundesi qe nje spiune e nje kalibri te tille, dhe qe pergjijget per Sigurine e shtetit te bie kaq poshte per nje surrat mafioz? Do e haje keq kete radhe.
Përgjigju -
Komplet qesharake…pse si mbahen spiunet?…po padyshim qe perkedhelen dhe u thuhen fjale nga me te emblat.Vetem per fjale te embla do denohet?…behuni serioz…Eshte ne punen e sherbimeve te perdorin marifete nga me ekstreme ta mbajne te lidhur,te qete dhe te vazhdoje te jap informacione. E bete dhe dashuri tani?… Tipike mendesi provinciali. Pastaj…nga e dini ju qe nuk ishte i regjistruar si informator???? Askush ska te drejte te shoh dosje te tilla ne Departament. Po e mbron nga arrestimi dhe burgosja? Po kjo eshte normale ne te gjitha sherbimet,qe nderhyjne kudo te shpetojne informatoret. Mos beni njerez politiken e dalldisjes se lajmit…prisni te sqarohen gjerat dhe shihni nese ai djali ka firmosur gjekundi per te sherbyer me pare.
Përgjigju-
Po dhe kta qe i nxjerin nuk flasin kot o TOM ceri. Pastaj puna e spiunit eshte e nderlikuar, e di mir ti o bq bruks...
-
-
kjo duhet arrestuar direkt
Përgjigju -
Kjo paska qene idiote fare. Si ato qe I duhen Rames. Edhe “amerikaneve” per prrallat me qeros, terrorristi ketu e atje. Degjenerimi I organit elite te Shqiperise qe I rezistoi Majkos, Likes, Nanos, Berishes x2, dhe Rames se pare, porse ai e shkarerroi me te kamikazet politik here si zvendesdrejtor dhe me kete dordolecen drejtor.
Përgjigju -
Vendi i NATOS, Shqiperia jone dhe e Ed1 R4mes! Meritokraciiiiii
Përgjigju-
Kemi marre fund o mik
-










Komente
Komento