Xhaxhai i Aleks Nikës: Politika ende i konsideron viktimat e '21 Janarit' si ‘mish për top'! Saliu e Basha thanë ne i vramë, duam të dimë pse! SPAK e ka marrë seriozisht hetimin

INTERVISTA EKSKLUZIVE-  Xhaxhai i Aleks Nikës, në një intervistë ekskluzive për Report Tv ngriti zërin edhe sot për drejtësi për nipin e tij që u vra para kryeministrisë më 21 janar 2011.

Mark Nika thotë se politika vijon të përpiqet të bëjë presion me qëllim që kjo cështje të mbyllet

“Është viti i 14 që vendosim lule aty ku janë vrarë Aleksi me shokë. Kemi detyrim moral. Çështja vijon të jetë e pazbardhur. Drejtësia e implikuar me politikën dhe sot e kësaj dite po mundohet ta fshijë si ngjarje dhe të vrarët të konsiderohen ‘mish për top’ Kemi fituar drejtësinë në Strasburg' thotë ai.

Besimin e ka tek SPAK

“ Strasburgu ka vendosur që hetimi të bëhet nga SPAK. Hetimet po shkojnë në rrugën e mbarë. Po thirren persona që janë në dijeni dhe po bëhet ekspertimi i provave materiale. Audio kaseta e siguruara nga ne. Aty është regjistruar zëri i komandantin të Gardës ku u bë thirrje të përdoren armët mbi demonstruesit. Ky material nuk është i plotë pa ekspertim.Metodika e hetimit, kanë parashikuar thirrjen e persona jo kryesor në hetim dhe do vijë radha e personave që kanë dijeni. Pa Gjykatën e Strasburgu çështja do ishte arkivuar, por ne kemi besim te SPAK. prokurorët që merren me çështjen tonë, BKH janë profesionialistë të saktë jo me ndikim politik. Çështja po ecën mirë. Kur do konkludohen është çështja që i përket atyre. SPAK e ka marrë seriozisht. Pa SPAK nuk do e hetonte çështjen as Prokuroria e Tiranës"

Ajo që kërkojnë është vetëm drejtësia dhe nuk do të reshtin për ta kërkuar derisa të vihet në vend dhe ata që urdhëruan të vihen para ligjit. 

"Në denoncim kemi thënë si organizatë kriminale. Ish kryeministri ministri kanë dhënë urdhër, janë përgjegjësi për vrasjet. I kanë pranuar vetë si Saliu dhe Basha thanë ne i vramë dhe i vrasim sërish. Të vijnë dhe të japin përgjigje. Duam të dimë kush i vrau dhe pse i vrau. Kërkojmë drejtësi.  Është  dëm i madh familjar që na është bërë. Me Aleksin e kanë mbyllur derën e shtëpisë' thekson Mark Nika. 

Për xhaxhain e Aleks Nikës drejtësia do të vihet në vend dhe beson se kjo cështje është në rrugë të mbarë. 

'Besoj shumë se kjo çështje do përfundojë pozitivisht dhe fajtorët do shkojnë para gjyqit'

Nga vrasja e katër demonstruesve në bulevard drejtësia ka zbardhur vetëm dy prej tyre , të Ziver Veizaj dhe Faik Myrtaj, për të cilët drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për vrasje nga pakujdesia. Ndërsa mbeten ende pa autor vrasja e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Por të gjithë familjarët e katër viktimave kërkojnë që tanimë hetimit të zbulojë edhe funksionarët që urdhëruan për tu qëlluar me armë zjarri.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë

Presidenti Trump shpalos vizionin në ditën e parë të mandatit të dytë