Ekskluzive-Dosja e plotë/ Si e përgjonte njeriu më i kërkuar policinë me 4 radio dhe gafa që i kushtoi arrestimin në Vlorë

Tesi Basho, njeriu më i kërkuar në itali për vrasjen e dy prostitutave dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane, për disa vite ka qëndruar i pashqetësuar nga policia në Selenicë të Vlorës. Basho, ishte i mire armatosur në banesën e tij në momentin e arrestimit në 16 Tetor në Vlorë, madje kishte marë të gjitha masat teknologjike për të depërtuar në valët e radiove të komunikimit të Policisë së Shtetit, me qëllim marjen e informacioneve për vendodhjen e policisë dhe operacionet që kjo e fundit ka kryer.

Por megjithëse Basho kishte marë një sërë nismash që i garantonin atij sigurinë për të vijuar aktivitetin kriminal në Vlorë, kryesisht në kultivimin dhe shitjen e drogës, një gabim i vogël i tij ka sjellë zbulimin dhe më pas arrestimin e tij. Gafa e Bashos, ishte hyrja në një konflikt me dajën e tij, duke i kërkuar me anë të presionit shumën prej 100 mijë euro. Policia ka shkuar në banesën e Bashos, ku ka zbuluar se njeriu më i kërkuar në Itali, kishte ngritur një kullë të vërtetë sigurie. Madje Basho kishte investuar dhe në mjete teknologjike duke depërtuar në valët e radiove të policisë së Vlorës, ku mësonte gjithçka çfarë komunikonin oficerët e policisë.

VIDEO/Momenti i arrestimit të Tesi Basho

Gazeta ka verifikuar me imtësi këtë rast, ku është mësuar nëpërmjet burimeve se në ambientet e koridorit të katit të parë të banesës, mbi një komodinë, janë gjetur dy radio Marrësë-Dhënëse, të markës “Tratalk”. Ndërsa në sirtarin e parë të kësaj komodinë është gjetur një radio marrëse-dhënëse e markës “TWO-WAY”,e cila pasi është provuar ka rezultuar se ka patur akses në valët e përdorura nga ana e Shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë. Kjo tregon edhe një herë tjetër si krimi i organizuar në vend, është shumë hapa larg policisë, e cila në shumë raste ndihet e pafuqishme dhe e pamotivuar për të luftuar krimin. Sot “Shqiptarja.com” zbulon atë çfarë gjeti policia shqiptare në banesën e tij në Selenicë të Vlorës dhe akuzat e ngritura kundër tij.

Dosja kundër Tesi Bashos personazh i njohur në botën e krimit në Vlorë, është ndarë në tre pjesë, ku për akuzën e gjobëvënies 100 mijë euro po heton Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi I bimëve narkotike”. Ndërkohë dosja tjetër ka të bëjë me ekstradimin ose jo të Tesi Bashos në Itali, pasi pak vite më parë Basho është dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ekzekutimin e dy prostitutave në Itali. Për këtë krim, Basho është arrestuar në Itali, por ai mundi të arratiset nga burgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës.

Nga materiali që disponon “Shqiptarja.com” rezulton se Tesi allias Tesilvan Basho,rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në 8 nëntor 2016 gjykata e Torinos në Itali,e ka dënuar me burgim i përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes”, “Ushtrim i prostitucioni”, dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit”. “…ky shtetas kishte ardhur dhe qëndronte në zonën e qytetit Selenicë dhe ushtronte aktivitetin kriminal që lidhet me lëndët narkotike, duke kultivuar dhe shitur drogën.

Në datën 14 shtator 2019, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Shërbimet e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontroll në banesën e Tesi (Tesilvan) Basho. Nga kontrolli i ushtruar në garazhin e banesës janë gjetur një automjet tip “Nisan Model X-Trail” me targa AA 728 TX me ngjyrë gri, brenda të cilit janë gjetur sende të kundërligjshme. Më konkretisht në makinë është gjetur dy armë zjarri automatik, me katër krehëra fishekë. Një krehër me fishekë luftarakë të kalibrit 9 mm. Një jelek antiplumb me ngjyrë bezhë, me mbishkrimin “Second chance”. Në ambientin e garazhit janë gjetur një kallëp lënde eksplozive, dy thasë celofani me ngjyrë të zezë dhe 10 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Në ambientet e koridorit të katit të parë të banesës, mbi një komodinë, janë gjetur dy radio Marrësë-Dhënëse, të markës “Tratalk” dhe në sirtarin e parë të kësaj komodinë është gjetur një radio marrëse-dhënëse e markës “TWO-WAY”,e cila pasi është provuar ka rezultuar se ka patur akses në valët e përdorura nga ana e Shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në anën veri perëndimore të banesës në një objekt 1 metër larg banesës në një banesë të pabanuar, janë gjetur kërcej të bimës cannabis sativa.

Në ambientet e brendshme të banesës janë gjetur 10 llampa ndriçues, 10 drosler dhe 10 kapakë llampash. Brenda një dollapi është gjetur një sasi prej 100 gr lëndë në formën e thërmuar e dyshuar si produkt i lëndës cannabis sativa. Në oborrin para kësaj banese në një sipërfaqe me dimesione 10x7 m2, u gjëndën 55 bimë më lartësi nga 20 deri në 180 cm, të dyshuara si bimë cannabis sativa. Nisur nga këto sende të paligjshme prokuroria e Vlorës ka ngritur tre akuza për Tesi Bashon, akuza këto që janë konfirmuar dhe nga gjykata, e cila ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” për Bashon.

Radiot e sekuestruara

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi Rilindja: 30/10/2019 10:05

    I forte behet kushdo, kur te mbron shteti qe i sherben. Polici s'te kapen dhe njerezit thone "ishalla i mbet ne dore dikuj tjeter." Pra je i forte

    Përgjigju
  • Lala: 29/10/2019 22:46

    Ka qene me I forti vlores kohet e fundit ky basho.

    Përgjigju
    • Lala1: 30/10/2019 14:49

      Ka qene ne punen e tij gjithe kohes ka mbajt me buke gjithe selenicen. Vazhdon te jete i forte si njeri, kush nuk e njeh nga afer si gjithmon ka shume per te thene

    • Agjenti: 30/10/2019 00:55

      Ishte

    • Vlonjati: 30/10/2019 00:19

      Po ca te fort Ne vlore ska nje sepse gjaku i njeriut tend lahet me koken e tjetrit kushdo qofte ai

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz