Ekskluzive| Privilegjet/ Deputetët e PD-LSI që përfituan dieta pasi dorëzuan mandatet

Opozita shqiptare nuk ka hequr dorë nga privilegjet parlamentare edhe pas dorëzimit të mandateve të përfaqësimit në Kuvend. Deputetë të Partisë Demokratike, por sidomos të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë pranuar dhe përfituar dieta, para për shpenzime për karburant dhe telefon edhe pasi braktisën Kuvendin dhe firmosën dorëzimin e mandatit të deputetit, në kuadër të aksionit politik për të rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në 20 shkurt të këtij viti, deputetët e PD-LSI, me përjashtim të Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit dhe Lefter Kokës, firmosën nga një deklaratë për ‘djegien’ e mandateve, ndërkohë që kishin nisur bojkotin e Kuvendit. Në datën 4 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi zëvendësimin e deputetëve të PD-LSI me kandidatët për deputetë në listën shumemërore për zgjedhjet parlamentare të 2019. megjithatë, sipas një dokumenti të Kuvendit për përfitimet e deputetëve, i siguruar nga Shqiptarja.com, gjatë muajt mars të këtij viti, 19 ish-deputetë të opozitës kanë përfituar dieta nga buxheti i Kuvendit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka përfituar 37,625 lekë dieta në muajt mars 2019. Ndërkaq, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, 43,266 lekë ose rreth 400 USD dieta.

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, i zgjedhur deputet në listat e Partisë Demokratike, rezulton se ka përfituar 4,000 lekë për shpenzime për karburant si dhe 1,700 lekë për shpenzime për telefon në muajin mas 2019. Ndërkaq, ish-deputetët e LSI, Agron Çela dhe Vangjel Tavo, në muajin mars të këtij vitit, rezultojnë se kanë përfituar nga 75,250 lekë dieta. Deputetët Myslim Murriz, Lefter Koka dhe Rudina Hajdari, të cilët nuk iu bindën partive të tyre për ‘djegien’ e mandateve, kanë përfituar të njëjtat privilegje mujore si deputetët e Partisë Socialiste.

Përfitimet e çuditshme gjatë bojkotit
Përpos dietave, mbulimit të shpenzimeve për karburant dhe telefon, çuditërisht, disa deputetë të Partisë Demokratike, gjatë periudhës së bojkotit të Kuvendit, kanë përfituar edhe pagesa për qira si dhe për fjetje në hotel. Gjatë muajit shkurt të këtij viti, periudhë gjatë të cilës Partia Demokratike kishte braktisur jetën parlamentare për llogaritë e saj politike, duke nisur aksionin politik, ish-deputeti i PD, Tritan Shehu ka përfituar 3 mijë lekë në formë rimbursimi për fjetje në hotel. Ndërsa, ish-deputetja e LSI, Nora Malaj, gjatë muaji shkurt, ka përfituar 7 500 lekë për pasaportë diplomatike. Po gjatë kësaj periudhe, Nard Noka ka përfituar nga buxheti i Kuvendit 35 000 lekë pagesë për qiranë e banesës.

Ish-deputetët që përfituan dieta në muajin mars 2019
Monika Kryemadhi, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Petrit Vasili, LSI, 43,266 lekë dieta në muajin mas 2019.

Agron Çela, LSI, 75,250 lekë dieta në muajin mas 2019.

Kejdi Mehmetaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Luan Rama, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Nard Ndoka, PD, 4,000 lekë shpenzime për karburant, 1,700 lekë për telefon në muajin mas 2019.

Dhurata Çupi, PD, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Vangjel Tavo, LSI, 75,250 lekë dieta në muajin mas 2019.

Përparim Spahiu, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Edmond Haxhinasto, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Endrit Brahimllari, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Floida Kërpaçi  , LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Nasip Naço, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Nora Malaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Sezai Rrokaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Viktor Tushaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Klajda Gjoshaj, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Edmond Panariti, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Silva Caka, LSI, 37,625 lekë dieta në muajin mas 2019.

Përfituesit në muajin shkurt
Tritan Shehu, PD, 3 mijë lekë për fjetje në hotel, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Nora Malaj, LSI, 7 500 lekë për pasaportë diplomatike, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Nard Noka, PDK, 35 000 lekë pagesë për qiranë e banesës, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Nadire Meçorapaj, PD, 35 000 lekë pagesë për qiranë e banesës, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Valentina Duka, PD, 37,625 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Romeo Gurakuqi PD, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Lorenc Luka, PD, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Luan Baçi, PD, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Grida Shqima, PD, 37,625 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Fatbardha Kadiu, PD, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Ervin Salianji, PD, 37,625 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Vangjel Dule, PBDNJ, 75,250 lekë dieta, muaj shkurt 2019, periudhë bojkoti.

Disa përfitime të deputetëve
-Paga e bazë 150 000 lekë në muaj.

-Shpërblim me 2 000 lekë çdo për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit të.

-Deputeti përfiton çdo muaj 35 000 lekë për karburant. 

-Deputeti merr çdo muaj 17 000 lekë për shpenzime telefoni.

-Deputetët që banojnë në rrethin e Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 6 ditë në muaj. -Deputetët që banojnë jashtë rrethit të Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 12 ditë në muaj. Ata përfitojnë deri në 150 000 lekë dieta në muaj, gati sa paga e tyre.

-Deputeti përfiton për çdo shërbim 3 000 lekë për çdo natë, për rimbursim të faturës së hotelit, ose 36 000 lekë në muaj për 12 ditë.

-Deputetët që banojnë në rrethe, përfitojnë pagesa për qira mujore me vlerën e tregut.

-Për sëmundjet gjatë ushtrimit të detyrës, deputeti dërgohet për kurim jashtë shtetit.

-Deputetit i njihet e drejta e lejes vjetore të zakonshme jo me pak së 30 ditë.

 -Deputetit dhe bashkëshortes së tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij.

 -Gjatë mandatit 4-vjeçar mund të fusin vetëm një herë sende apo mallra në doganë, pa paguar detyrimet doganore.

-Deputetit i sigurohet mbrojtje e veçantë nga organet e Ministrisë së Rendit Publik, i ruhet banesa dhe i sigurohet shoqërimi në territorin e Republikës së Shqipërisë, kur ai i kërkon këto.

-Deputeti nuk i nënshtrohet kontrollit doganor.

-Deputeti përfiton me përparësi të drejtën e strehimit ose i jepet kredi afatgjatë nga organet shtetërore përkatëse.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 12/08/2019 14:01

    Ky sistem politik i kalbur nga korrupsioni dhe padrejtesia duke e varferuar ne tej shqiptarin duhet te shporret.Si ka mundesi te mos i nderpriten privilegjet ish deputeteve Pse duhet taksat tona te shperdorohen kaq paturpesisht nga ish deputetet .Zoti Ruci duhet te skjaroj kete abuzim me parat e shqiptareve .Turp dhe krimm .Topalli beri shune mire kur nderpreu perfitimet e sicalisteve kur filluan bojkotin.Po sotx?

    Përgjigju
  • Adi: 12/08/2019 07:50

    Keto funderrina qe ju digjet per popullin e po i marrin shpirtin dhe gjakun do ju pijn o popull hapni syt e veshet se tani dhe kockat duan tu han e ju hedhin ne rrug neser mendoni mer femijet tuaj jo per ijenat e PD e LSI

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/08/2019 22:56

    Lina ja i brfte e pak e kane keta rruspi PD LSI

    Përgjigju
  • Cubi: 11/08/2019 13:41

    Te behet auditimi edhe ti kthejn te gjitha ne buxhtin e shtetit. Cfar kan ber ne ate kohe keta qen,vetem kan baltosur shqiperin asgje tjeter. Bile edhe tju vendoset nje gjob e majme,bashk me ata qe kan firmosur.

    Përgjigju
  • Raul: 11/08/2019 12:06

    Keta ish deputetet rahmet paste të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari dhe Nora Bythderrja gjithollog'ja surratgerdalla të gjithë hajdute vazhdojne e mjelin shtetin akoma, keta sharebajgat e leshitdhise te neveritura

    Përgjigju
  • populli shkret: 11/08/2019 11:28

    Perfundimisht ketyre nuk ka per ty hyre gjemb ne kembe... Do fusin ne burg ca dele e keto do gezojne pasurite..

    Përgjigju
  • QESERI: 11/08/2019 11:18

    Keta jane shpirt njeriu,ne si popull duhet te bashkohemi dhe tju paguajme edhe dritat e ujin,se keta kane shkri jeten per ne.Keta duke mendu dhe duke u marre me ne shpesh here kane harruar qe leket e letres ti kthejne nga ana tjeter pasi zverdhen kur qendrojne per nje kohe te gjate nga njera ane.

    Përgjigju
  • DEBIL rexhep leka ISH KASAP [ KEPI ]: 11/08/2019 09:08

    O popull Shqiptar këta politikan jashqitje nga të gjith krahet jan bashk vetëm bējnë teatër. Këto monstra jan fundërrina që po ju marin frymën Shqiptarve e po ju nxin jetën. Prandaj tregojuni vëndin qenve rrugaç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës