Eksperimenti/ Kur vajza rreh 
të dashurin, nuk ndërhyn asnjë!

Eksperimenti/ Kur vajza rreh <br />të dashurin, nuk ndërhyn asnjë!
Tashmë janë bërë të zakonshëm eksperimentet sociale që realizohen nga organizata të ndryshme të botës. Një nga këto eksperimente është ai i realizuar në një park të Londrës me një çift aktorësh, që tregon sesi reagimet janë të kundërta në varësi të gjinisë së agresorit.

Kur një vajzë sulmohet në rrugë nga mashkulli që është me të, menjëherë të pranishmit i shkojnë në ndihmë dhe kërcënojnë se do lajmërojnë policinë.

Por, nëse rolet ndërrohen, edhe reagimet ndryshojnë. Në fakt, asnjeri nuk i vjen në ndihmë një mashkulli që rrihet nga e dashura. Eksperimenti social në parkun e Londrës me çiftin e aktorëve synon sensibilizimin e njerëzve për abuzimet ndaj burrave në vend.

Sipas shoqatës “Mankindinitiative” që ka promovuar fushatën, në Angli në 40% të rasteve të dhunës në vend viktima janë burrat. Mesazhi që synohet të përcillet është që dhuna mbetet dhunë, pavarësisht nga gjinia mbi të cilën ushtrohet.

Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK sekuestron vilën ku banon ish-zv. Kryeministri! Në pronësi të bashkëjetueses Erjola Hoxha

Hetimet për Arben Ahmetajn, SPAK sekuestron vilën ku banon ish-zv. Kryeministri! Në pronësi të bashkëjetueses Erjola Hoxha