'Ekspo Art Tirana'/ 24 artistët dhe Gjergo, një tel kitare i këputur nga regjimi

'Ekspo Art Tirana'/ 24 artistët dhe Gjergo, një tel kitare i këputur nga regjimi

Në mjedisin e Muzeut Historik Kombëtar “Ekspo Art Tirana”, hapi siparin në edicionin e saj të tretë.  Pjesmarrës 24 artistë të arteve pamore, me punime në teknika të ndryshme, si  natyra të qeta, peizashe, kompozime e vizatime. Është një rrugëtim artristik, i cili shfaqet me dinjitet e profesionalizëm, duke u bërë një risi e jetës kulturore të kryeqyetitit shqiptar në pasurimin e saj me vlera artistike.

 Gjithmonë për artin ka dicka që duhet thënë, sepse arti është një shfaqje artistike bashkëudhëtare e njeriut. Ekspozita hapet me tre punë që mbajnë emocione të mëdha si në rekujem për kohën dhe artitët, që jetuan dhe krijuan nën trusninë e diktaturës. Vjen si një mirënjohje e madhe dhe e thellë, që organizatorët kanë menduar për një personalitet të vecantë të Historisë së Artit Pamor Shqiptar. I fuar, piktori i madh Edison Gjergo, artisti rebel, një nga shpirtrat më të ndjerë të artit shqiptar.

Piktor i talentuar, njohës i shkëlqyer i muzikës, pikturonte duke dëgjuar Bethovenin, Mozartin, tokatat e Bahut... Mbeti një tel kitare i këputur nga rregjimi.  Ai nuk jeton, por arti e ka këtë aftësi, që e risjell hirin e artistit edhe kur ai nuk është.  Vepra e Edisonit nuk është thjesht një homazh, por më shumë një kujtesë, që organizatorët duan të rikujtojnë: - në ndeshjen me diktaturën apo pushtetin, artisti mund të thyhet, tjetërsohet, dhunohet e burgoset, si artisti në fjalë, por në fund është vepra e tij, që ngadhnjen.

Diktatura një ditë ikën. Arti dhe artisti jetojnë përjetësisht. Ekspozita Ekspo Art vjen e freskët dhe shpërfaq vlera në individualitete të vecantë, që kanë vite, që e kanë shprehur personalitetin e tyre, në stile, forma apo ide pasqyruese. Edhe pse një pjesë e tyre vijnë nga emigracioni, ku jetojnë si  Greqi, Gjermani apo Hollandë, kanë një të përbashkët, qenien dhe psikologjinë shqiptare, e cila ndihet në njollat koloristike, linjat vizatimore, profilet e plastikën vëllimore. Janë rrënjët e mëmëdheut, që i bëjnë këta artistë të jetojnë e rijetojnë vendin e tyre.

Nga hiperealizmi i thekur dhe i thellë i Gëzim Zotos, te akuarelet plot dritë e kolorit të Fatmir Dardhës; nga tingëllimat e bukura muzikore të Agron Mezit, tek psikologjia e portretit të Mikel Temos; nga kompozimi dramatik i Roland Runës, tek kompozimi tragjik i Meri Files; nga shpërfaqja e bukur koloristike e Zaim Elezit, tek dallimet stilistikore të Genti Prokos dhe Romeo Kallcos; nga brishësia e hollë e Arben Brahimajt, tek koloriti i shqetësuar i Gjergji Metës dhe Leon Cikës; nga shpërthimet koloristike me regjistër të bukur të Ervis Kotës, tek ato të Foti Kllogjerit, Ergys Demos apo trajtimet e Artan Kolës dhe Albert Pinës për të parë ngritjen artistike të Anteo Gremit, portretin e bukur të Gëzim Hysës dhe për t’u zhytur më pas në blunë e thellë të Mali  Pleshtit. Kjo është tabloja e madhe, që i grupon dhe bashkon punimet e piktoëve në ekspozitë.

Vecohet një piktor, ardhur nga trevat e largëta shqiptare, nga Mitrovica, Skënder Idrizi, i cili me një ndjeshmri tejet të thellë grafike, dëshmon atë lidhje kulturore në artet shqiptare si një vijueshmëri e genit shqiptar në shpërfaqen e tij artistike.Edhe skulptuta edhe pse e pakët në numër, ze një vend të vecantë në ekspozitë në trajtimin abstragues origjinal të formave nga Erjon Laro dhe trajtimin silistikor të vecantë të Leonard Lekaj në projektimin e një monumenti të ardhshëm.

Muzeu Historik Kombëtar është kthyer në një dritare shumë të bukur të shfaqjes dhe organizimit të shumë ekspozitave të arteve pomore.  Jo për të prishur frymën e bukur, që përcon ekspozita, por për të thënë ndonjë të vërtetë, do të ishte mirë që  instituicionet përkatëse si Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës,  të ishin të pranishëm në ekspozitë. Nuk do t’i bënin nder artistëve, por vetes së tyre. Artistët e kanë thënë dhe e thonë fjalën e tyre dhe e thonë bukur.

Shpesh herë arti, kur krijohet, nuk është në bashkëjetesë me kohën dhe duket sikur është larg saj.  Është një fenomen botëror. Historia e artit është e mbushur me shembuj të shumtë. Vjen nga fakti se arti ka si vlerë e pakohësinë dhe i duhet të përballet me kohësinë dhe me  rrethanat kur krijohet. Të qarkuar rëndë nga politika dhe ekonomia në tranzicion, artistët krijojnë dhe punojnë shpesh edhe në kushte të vështira dhe në kufijtë e mbijetesës. Një gjë është e vërtetë dhe e sigurtë, se arti shkon përtej kohës dhe përtej cdo pushteti dhe institucioni. Arti gjithmonë ka të ardhme dhe kjo ekspozitë e dëshmon më së miri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?