Ekspozita “PranverArt” bën bashkë 65 artistë në muze, piktorët: S’ka treg për veprat e artit (VIDEO)

Tre breza të piktorëve edhe skulptorëve vendas janë bërë bashkë në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita “PranverArt” kësaj here vjen me tematika të ndryshme në skulpturë, terakotë apo edhe vaj e kanavacë, ku 65 artistë trajtojnë bukuritë natyrore, tematika folklorike, dëshirat, që vijnë përmes pëllumbave dhe korbave tek një individ e Maksim Bushit, “Opera e Parisit” e Anastas Kostandinit apo dhe “Kulla e Jasharëve” e Agim Bujupit. Llazar Taçi i rikthehet tablosë së realizuar në vitet 73 në mënyrë bashkëkohore, kur tek “Bërryli sapo kishte nisur ndërtimi i pallateve.

“Ky është një motiv që e kam trajtuar në vitin 1973, që për arsye të kohës m’u nxi tabloja. Ishte një moment që unë kaloja nga lagjia “Ali Demi”, ku kthehesha sapo ishin vendosur neonet edhe po ndërtoheshin dhe pallatet tek Bërryli. Kështu është bërë kjo tablo”, shprehet piktori Taçi.

Organizatorët na rrëfejnë kushtet në të cilat kanë punuar 65 artistët për realizimin e kësaj ekspozite me 100 vepra.

“Natyrisht që ka qenë jo e zakonshme për shkak të COVID 19, megjithatë ne themi se e kemi luftuar këtë situatë në llogoren tonë të krijimtarisë në studio”, thotë piktori Maksim Bushi.

Artistët na tregojnë dhe se në mungesë së hapësirave ekspozuese në Tiranë dhe mbështetjes së munguar institucionale, çdo gjë është arritur falë iniciativës personale të artistëve

“Gati-gati në mënyrë institucionale mbështetja nuk ndihet fare, është dëshira jonë për të thënë se ne jemi gjallë”, shprehet Bushi.

“Tani mungon ana ekonomike, sepse asokohe shitjet e pikturave ishin të garantuara, ndërsa sot që qarkullojnë lekët në duart e bosëve, nuk ka blerje dhe treg për vepra arti”, thotë Taçi.

Ekspozita “PranverArt”vazhdon të qëndroi hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri në datë 25 shtator.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren