Ekstradimi i Laert Haxhiut/ Gazetari Sokol Dema në 'Repolitix': Ka përhapur terror në Lushnje! RENEA nuk e kapte dot, tentoi të vras njerëz të drejtësisë

Ekstradimi i Laert Haxhiut nga Greqia drejt Shqipërisë ndodhi mëngjesin e sotëm disi i papritur teksa u krye në prani të forcave të shumta të policisë. Gazetari Sokol Dema dha më shumë detaje në ‘Repolitix’ për Denis Mingën lidhur me këtë personazh të shumëkërkuar të drejtësisë shqiptare dhe ekstradimin e tij.

'Ka qenë shumë më e veçantë sesa zakonisht. Kishte të bënte ne diçka krejt tjetër. Personazh shumë i njohur në botën e krimit. Polica nuk kishte mundur ta arrestonte. Nuk mund ti lihej rastësisë. U nisën grupe nga kryeqytetit dhe e pritën në PKK Kakavijë. Ka Forca Renea dhe të tjera të policisë. Për hir të së vërtetës deri në mëngjes nuk ka patur informacion se kur do bëhej esktradimi.

Në orët e paradites u bë esktradimi. Fillimisht është furgoni i autoriteteve greke për dorëzimin e Laert Haxhiut. Në rastin konkret nuk është personazh rutinë. Përveç dënimit përjetë, i dënuar edhe për vepër tjetër penale. Po hetohet për dhjetra krime të tjera e bëjnë personazh deçiziv. Kanë shkuar nga Tirana. I gjithë operacioni ka përfunduar pa incidente. Përveç detajit kur do futej ne furgonat e policisë tonë. Sheh një agjent policie që po filmonte dhe i tha mos filmo. E gjen forcën të kundërvihet.'

Gjatë procesit të ekstradimit kishte dhe një detaj, teksa një polic po filmonte dhe Haxhiu i kthehet me ton të ashpër për të hequr kamerën.

'E thotë atë që mendon duke kërcënuar edhe atë që po filmon. Është transportuar në kryeqytet,. Do dalë për rivlerësim të masave të sigurisë. Ka disa masa. Dënimin do ta vijojë në mënyrë absolute. Personazh shumë kompleks. Fotoja që pamë më herët është e javëve të fundit. Nuk ka ndryshuar shumë 5 apo 6 vitet e fundit.'

Procesi për Laert Haxhiun ka 14 muaj mes autoriteteve shqiptare dhe greke.

'Ka zgjatur 14 muaj, e gjithë procedura. Është arrestuar jo shumë larg kufirit. Ka qenë në lëvizje me një shtetas tjetër. Ndërkohë vetë ka qenë me dokumente të Gjeorgjisë. E ka kapur policia dhe identifikuar me një personazh që e donte Shqipëria. Procedura e ekstradimit ka kaluar në të gjitha hallkat e gjyqësorit.'

Gazetari thekson se Haxhiu është larguar vitin e shkuar nga Shqipëria, ndërsa më parë ka pasur operacione për kapjen e tij por kanë dështuar.

'Vitin e kaluar është larguar nga Shqipëria. Përgjatë gjithë periudhës dyshimet ka qenë që fshihej në territorin tonë. Janë organizuar aksione të RENEA por asnjëherë nuk është gjetur. Nuk dua të them dekonspirim. Duket se diçka e ndihmonte. Praktikisht RENEA nuk e kapte dot. Lëvizja drejt Greqisë ishte një mëndim i pamenduar mirë. U kap shpejt nga policia greke.'

Sakaq, zanafilla e konflikteve në Lushnje me Laert Haxhiut dhe bandës së Aldo Bares e ka vite më parë kur u dogj banesa e xhaxhait të Haxhiut.

'Të gjitha ngjarjet në Lushnje, me emërues Aldo Baren kanë sjellë hakmarrjen më vonë. Është tentuar edhe nga të rinjtë që u rritën për hakmarrje. Konflikti me Aldo Baren. Djegia e banesës së xhaxhait të Haxhiut ka qenë fillimi i konfliktit. Deri në ngjarjen e tetorit të 2017 ku u tentua eliminua i Xhulio Shkurtit, nipi i Aldo Bares. 2 persona mbetën të vdekur. Është një ngjarje e kopsitur edhe nga policia që ishte kryer nga Laert Haxhiu. Ka patur një betejë të gjatë dhe rreth një vit më parë në Greqi u gjetën prova konkrete që ka lidhje me ngjarjen. Një vit më herët në 2016 ka patur një ngjarje tjetër ku ka qenë i përfshirë, dhe Gjykata e Lushnjes e dënoi me 18 vit burg. Priten dënime të tjera, për ngjarje të tjera që janë zbardhur nga Artan Tafani.'

Shumë ngjarje kriminale ku ka qenë i përfshirë Haxhiu si personazh kryesor janë zbardhur nga një ish bashkëpunëtor i tij, tashmë i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

'Rrëfeu numër të konsiderueshëm ngjarje kriminale duke zbardhur 4 vrasje vitet e fundit më vendin tonë, 2 vrasje në Greqi. Tentativa për tritol në vende të ndryshme, në total 16 ngjarje kriminale, kemi përfshirjen në të gjitha të Laert Haxhiut. Është i penduar i drejtësisë. Është i akuzuar dhe vetë për vepra penale.'

Përveç problemeve me njerëz të botës së krimit apo dhe të pafajshëm, Haxhiu ka tentuar të vrasëedhe njerëz të drejtësië.

'Nuk ka ndonjë të dhënë që e nxjerrë me komunikim me Sky Ecc. Mënyra si ka vepruar ka qenë mizore. Ngjarjet kriminale kanë qenë mizore dhe ka përhapur terror në Lushnje. Ka patur bashkëpunime me grupe të vogla kriminale. Një pjesë të vrasjeve të kryer prej tij apo grupit janë kryer edhe për një fjalë goje. Ka vrasje në Korçë apo Peqin. Sjellin imazhin e Laert Haxhiut si një njeri mizor. Edhe dy detaje të dala nga Artan Tafani, që Haxhiu ka tentuar të vras edhe njerëz të drejtësisë.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie