'Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe'/ Çfarë po ndodhë në Dhrovjan të Dropullit

'Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe'/ Çfarë po ndodhë në Dhrovjan të Dropullit

Mbrëmjen e djeshme një incident ka ndodhur me tabelat e orientimit në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në afërsi të fshatit Dhrovjan. Lajmin e ka bërë të ditur studiuesi Arben Llalla me anë të një postimi në rrjetet sociale. Në statusin e tij shihen qartë disa tabela orientimi të cilat gjuhë parësore kanë shqipen janë shkulur nga vendi i tyre ndërsa disa të tjera janë hedhur përtokë.

Statusi i plotë i Llallës:
" Ekstremistët grekë rrëzojnë tabelat e reja në gjuhën shqipe dhe greqisht në fshatin Dhrovjan të Dropullit i cili banohet 100% nga pakica greke. Kanë qenë ekstremistët grekë që natën kanë rrëzuar tabelët e reja vetëm e vetëm përse gjuha shqipe është e para dhe zyrtare në këtë fshat të humbur të Finiqit. Për këtë ngjarje duket pyetur Vasilis nëse ka parë gjë..."

Kujtojmë se ky inicident vjen disa ditë pas një tjetër incidenti që ndodhi me tabelat e orientimit në bashkinë e Finiqit. Kjo bashki në kundërshtim me ligjin vendosi në rrugët e qytetit tabela orientimi ku si gjuhë e parë ishte greqishtja ndërsa shqipja ishte vendosur si gjuhë e dytë. Këto tabela u hoqën një ditë më pas nga persona të pa identifikuar por më pas u rivendosën nga bashkia e Finiqit. Po kush është Vasilis që Llalla thotë duhet pyetur? Bëhet fjalë për Vasil Kalivas, një ekstremist i cili formalisht është edhe pjesë e Parisë Demokratike dhe ka qenë shumë aktiv në protestat e PD. Madje ai ka qenë edhe pjesë e çadrës që zhvilluar në 2017.

Për të bërë të mundur heqjen përfundimtare të tabelave në gjuhën greke, veproi ARRSH, ku tabelat u zëvendësuan me ata të duhurat në gjuhën shqipe. Këto zhvillime kanë sjellë reagime poltike në vend, ku partitët përfaqësuese të minoriteteve greke si MEGA, OMONOIA dhe PBDNJ kanë dënuar askionin e ARRSH për zëvendësimin e tabelave. Dyshohet se së fundmi rrëzimi i tabelave në fshatin Dhrovjan është një 'hakmarrje' nga ekstremistët grek.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • botas: 12/05/2019 09:17

    Duhet te kryehen hetimet dhe te dale e verteta,jan keta legena grek a po jan jashteqitje fekale me origjine shqiptare,dhe te denohen rende por tu mos u dhene hapsire per manipulim nacionalistve por te vepruar

    Përgjigju
  • Abbi: 11/05/2019 12:15

    Shume e thjeshte, te gjenden tketa terroriste dhe te denohen per terrorizem.

    Përgjigju
  • Emigrati: 10/05/2019 21:53

    EDhe KY qé prish sinjalet gjoja ekstremis do perfundoj si Ani qé hengri plumin para 5 6 muajsh

    Përgjigju
  • Feliksi: 10/05/2019 19:47

    Po ne Albanezet ku i kemi ekstremistat pse s leshone ndo nje hunleah nga burgu te te vin verdalle ne jug

    Përgjigju
  • Bruno: 10/05/2019 19:26

    Une de kisha deshire te lexoja nga historianet tane se si i kemi humbur territoret tona, qe tani jane ne Greqi, Maqedoni, Mali i Zi,Serbi. Dhe a po pergatitemi per te humbur edhe disa te tjere, sikur humben detin para pak kohesh.

    Përgjigju
  • Talenti: 10/05/2019 15:37

    ketu ka faj shteti jone duhet te nderhyje dhe ti dridhe keta njerez te shitur

    Përgjigju
  • EMIGRANTI: 10/05/2019 15:18

    Ju qe jetoni atje cfar dreqin beni qe i lejoni keta bij ku..vash te bejne cfar te duan dhe nuk jua prisni duart apo vetem per te hedhur shashka dhe boje para kryeministrise jeni.TURP DHE FAQJA E ZEZE qe lejojme nje tufe te shiturish per 200 euro te na perdhosin sa here te duan...

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/05/2019 14:48

    Domosdo, morën zemër nga kryevegla e padronëve të tij, pseudopiktori, sharlatani shkarravitës! Prandaj të ngrihen shqiptarët e ti heqin të gjitha tabelat. Të kerkohet të zëvendësohen me: SHQIP-ANGLISHT!

    Përgjigju
  • Albanian: 10/05/2019 14:12

    Nuk jan ekstremista grek, por jan Shqipetare te shitur tek greku. Per fat te keq ka plot Shqipetare te pa bese.

    Përgjigju
    • Bruno: 10/05/2019 19:32

      Nuk jane te shitur te greku se ne keme qeverine te shitur. Ne Shqiperi nuk ka minoritet Grek ka emigrante Grek.

    • Tuçi: 10/05/2019 14:22

      Shumë e vërtetë, po kujt ia thua

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë