Ekuador/ Të fshehura në banane, sekuestrohen 6.23 ton kokainë, në pranga 5 persona

Ekuador/ Të fshehura në banane, sekuestrohen 6.23 ton kokainë, në pranga 5 persona

Ekuador

Ekuador-Autoritetet në Ekuador gjetën 6.23 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane.

Qentë nuhatën prezencën e lëndës narkotike, duke sinjalizuar policinë që të kryente kontroll. Si pasojë e kontrollit të ushtruar u sekuestruan 5630 pako të mbushura me një substancë të bardhë që më vonë rezultoi pozitive për kokainë, shkruan BBC.

Dërgesa ishte e destinuar për në Gjermani dhe vlerësohet në shifrën 224 milion dollarë (173 milion £) nëse do të arrinte destinacionin e saj.

Pesë persona u arrestuan, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Policia tha se kishte gjetur sasinë masive të kokainës gjatë një inspektimi rutinë të kontejnerit të ruajtur në portin Posorja në jug-perëndim të qytetit më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.

Pakot e kokainës ishin fshehur nën arka me banane të destinuara për eksport.

Një nga të arrestuarit ishte një përfaqësues i kompanisë së eksportit përgjegjës për dërgesën, për të cilin prokurorët thanë se kishte qenë i pranishëm në inspektim dhe u dhanë zyrtarëve emrat e katër të dyshuarve të tjerë.

Mes tyre janë drejtuesit e plantacionit të bananeve ku dyshohet se kokaina i është shtuar ngarkesës së frutave, si dhe shoferi që çoi kontejnerin në port.

Ekuadori është bërë një vend kryesor tranziti për kokainën e prodhuar në Perunë dhe Kolumbinë fqinje, me bandat kriminale transnacionale që përdorin portet e Ekuadorit për të transportuar drogën në Evropë dhe SHBA.

Vitin e kaluar, forcat e sigurisë ekuadoriane kapën më shumë se 200 ton drogë, shumica e të cilave ishte kokainë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

S’ka ilaçe për alergjitë në QSUT, mungesa e ‘Ruconest’ rrezikon pacientët

S’ka ilaçe për alergjitë në QSUT, mungesa e ‘Ruconest’ rrezikon pacientët