Ekzekutohet 34 vjeçari shqiptar në Athinë, shkak prishja e pazareve të drogës mes bandave! Nëna shpërthen në lot: Çfarë të bënë o biri im (VIDEO)

GREQI- Një 34 vjeçar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në Athinë. Ai është identifikuar si Arias Papas dhe mësohet se shkak për vrasjen e tij është prishja e pazareve të drogës mes bandave.

Papas është qëlluar me armë zjarri në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa bëhet me dije se autori është larguar nga vendngjarja. Sipas mediave greke drejt viktimës është qëlluar me 8 plumba ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen Sepolia të Athinës. 

Mësohet se atentatori u fut në lokalin ku gjendej Papas, e qelloi atë në kokë dhe më pas u largua me një taksi. Në raportimet paraprake shkruhet se bëhet fjalë për larje hesapesh midis bandave të trafikut të drogës që veprojnë në qendër të Athinës. Aris Papas raportohet se është një person i njohur për autoritetet pasi ka qenë në hetim më parë për grabitje, vrasje në tenativë e trafik droge.  34 vjeçarit i ishin bërë edhe tre atentate të tjera më parë, por i fundit ishte në shkurt të këtij viti dhe dështoi.    

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
34 vjeçari shqiptari i ekzekutuar në Athinë iu shpëtoi 3 atentateve, lëvizte me antipumb e me pistoletën plotë

1622398339_pirovolismoistasepolia5640x4841.jpeg

34-vjeçari shqiptar Aris Papa i ekzekutuar në Athinë  i kishte shpëtuar të paktën tre atentateve në të kaluarën, ndërsa ishte një person me precedent të theksuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës, plagosjeve, e grabitjeve.

Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur kur edhe u arrestua nga policia pikërisht për këtë gjë. Ndërkohë në fund të shkurtit 2021, viktima ishte arrestuar nga policia e DIAS në Rrugën e Kretës – ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike – i veshur me një jelek antiplumb, me një pistoletë Baikal plot me plumba!

Disa orë më vonë ai u dërgua në komisariat, ku foli për kërcënimet ndaj jetës së tij dhe u la i lirë në mesditë. Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga disa të panjohur. Ndërkohë ndaj shqiptari edhe në vitin 2008 ishte bërë një atentat për ta vrarë në zonën e Acharnon. 

Ora 19:01
Iu ekzekutua djali, shpërthen nëna në lot: Çfarë të bënë o biri im

Pas ekzekutimit të Aris Papas në Athinë, në vendngjarje ka shkuar edhe nëna e tij e cila ka shpërthyer në lot duke vajtur humbjen e të birit nga plumbat e marra.  

“Çfarë të bënë biri im” dëgjohen britmat e nënës së 34-vjeçarit në lot. 

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 31/05/2021 00:38

    cool mbjellesh do korresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë