Elbasan/ Menaxheri sherr me klientin në lokal, qëllon me armë dhe tenton t'i ikë policisë

Elbasan/ Menaxheri sherr me klientin në lokal, qëllon me armë dhe tenton t'i ikë policisë

Një konflikt i nisur mes menaxherit të një lokali dhe klientit, ka përfunduar me të shtëna me armë në ambientet e clubit të natës. Policia e Elbasanit e njoftuar nga qytetarët për të shtëna me armë, mbërriti në vendin e ngjarjes ku bëri arrestimin e menaxherit 41-vjeçar B.Spaho.

Policia thotë se konflikti nisi për motive të dobëta dhe nëse nuk do të ishte bërë raportimi dhe ndërhyrja e uniformave blu, situata do të kishte përfunduar me pasoja.

Menaxheri ka qëlluar me armë në ajër - thotë policia, dhe në momentin e mbërritjes së autoriteteve, ai  ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Policia u njoftua për ngjarjen përmes një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, ku u tha se  se në lagjen "Viserian Xhuvani", Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal  ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistoletë, si dhe një gëzhojë.

Arma e sekuestruar nga policia

I arrestuari do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit, për veprat penale. "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe  "Prishja e qetësisë publike".

 

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?