Elbasani siguroi tre pikë të rëndësishme në ndeshjen delikate kundër Kastriotit për kategorinë e parë, duke e mposhtur 3-1. Në Elbasan Arena, ku pavarësisht shiut kishte rreth 2 mijë tifozë, verdheblutë u ngjitën në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se Bylisi kryesues.
“Një tre pikësh që për ne vlen shumë, pasi nuk është kollaj ta mundësh Kastriotin pavarësisht se luajtëm në fushën tonë dhe këtu pretendojmë për të qenë fitues gjithmonë. Dy kënaqësitë që morëm sot janë pikët dhe mbi të gjitha rikthimi i shumë lojtarëve pasi grupi po bashkohet. Shumë shpejt presim edhe Telushin që të jetë 100% me skuadrën,”-u shpreh Nevil Dede, trajner i Elbasanit.
Ndryshe nga Elbasani që pretendon ngjitjen në Superligë te Kastrioti situate është ndryshe.
“Përballë kishim një skuadër që kishte nivel, ka potencial. Di ta ulë ritmin dhe ta shpejtojë. Ne jemi një skuadër e re dhe pretendimet tona këtë sezon është që të jemi në 6-shen e parë. Gjithmonë duke u përgatitur në funksion të vitit tjetër, ndërsa në janar shpresojmë që të nisim edhe ndërtimin e stadiumit,”-tha Ramadan Ndreu, trajner i Kastriotit.
Më herët, po në Kategorinë e Parë, Apolonia fitoi 4-1 Lushnjes, Bylisi ia doli 1-2 në fushën e Burrelit, Flamurtari mposhti me të njëjtin rezultat Luzin e Vogël, ndërsa Korabi fitoi thellë 4-0 Tomorit.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
80%
-
Jo
13.3%
-
Ndoshta
6.7%
Vota total: 60
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Flamurtari prezanton trajnerin italian, njohje e vjetër në Superligë
15 Korrik, 16:08
-
Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për sezonin 2024-25, Kukësi - Erzeni në javën e parë
15 Korrik, 13:12
-
Zyrtare/ AF Elbasani prezanton trajnerin e ri, italiani ka drejtuar edhe kombëtaren moldave
11 Korrik, 15:07
-
Superliga dhe Kategoria e Parë, FSHF zbardh datën kur mësohet kalendari i sezonit të ri
11 Korrik, 13:18
-
E kryer/ AF Elbasani zgjedh një trajner italian, ka drejtuar edhe kombëtaren moldave
9 Korrik, 17:25
-
Zyrtare/ Lëvizje e papritur te AF Elbasani, Nevil Dede largohet nga stoli i skuadrës një muaj pas rinovimit
1 Korrik, 15:45
-
I fituar 40 vite më parë, Elbasani rikujton titullin e parë në histori! Ish-futbollistët: Emocionues takimi mes brezave
11 Qershor, 16:14
-
Zyrtare/ AF Elbasani konfirmon Nevil Deden për Superligën, afron në stol ish-portierin e Kombëtares
29 Maj, 16:01
-
AF Elbasani bën 'shopping' te Tirana
17 Maj, 19:45
-
Nevil Dede drejton AF Elbasanin edhe në Superligë
16 Maj, 20:06
-
Play-off/ Lushnja fiton me Ilirinë, Besa me AF Luftëtarin! Skuadrat që do luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ri
16 Maj, 18:06
-
120 minuta dhe dhjetë penallti, Flamurtari kalon Apoloninë me një lojtar më pak! Gjen Laçin në finalen e Superligës
15 Maj, 18:57