Elbasani s'e fal Kastriotin, trajneri Ndreu: Punojnë për sezonin e ardhshëm, në janar presim ndërtimin e stadiumit të ri

Elbasani siguroi tre pikë të rëndësishme në ndeshjen delikate kundër Kastriotit për kategorinë e parë, duke e mposhtur 3-1. Në Elbasan Arena, ku pavarësisht shiut kishte rreth 2 mijë tifozë, verdheblutë u ngjitën në kuotën e 24 pikëve, 2 më pak se Bylisi kryesues.

“Një tre pikësh që për ne vlen shumë, pasi nuk është kollaj ta mundësh Kastriotin pavarësisht se luajtëm në fushën tonë dhe këtu pretendojmë për të qenë fitues gjithmonë. Dy kënaqësitë që morëm sot janë pikët dhe mbi të gjitha rikthimi i shumë lojtarëve pasi grupi po bashkohet. Shumë shpejt presim edhe Telushin që të jetë 100% me skuadrën,”-u shpreh Nevil Dede, trajner i Elbasanit.

Ndryshe nga Elbasani që pretendon ngjitjen në Superligë te Kastrioti situate është ndryshe.

“Përballë kishim një skuadër që kishte nivel, ka potencial. Di ta ulë ritmin dhe ta shpejtojë. Ne jemi një skuadër e re dhe pretendimet tona këtë sezon është që të jemi në 6-shen e parë. Gjithmonë duke u përgatitur në funksion të vitit tjetër, ndërsa në janar shpresojmë që të nisim edhe ndërtimin e stadiumit,”-tha Ramadan Ndreu, trajner i Kastriotit.

Më herët, po në Kategorinë e Parë, Apolonia fitoi 4-1 Lushnjes, Bylisi ia doli 1-2 në fushën e Burrelit, Flamurtari mposhti me të njëjtin rezultat Luzin e Vogël, ndërsa Korabi fitoi thellë 4-0 Tomorit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini