Eleminimi nga Botërori, portieri i Spanjës e ka me sulmuesit: Nuk ditën të shënonin

Eleminimi nga Botërori, portieri i Spanjës e ka me sulmuesit: Nuk ditën të shënonin

Unai Simon

Spanja u eleminua nga Botërori në fazën e 1/8. Iberikët humbën 3-0 nga penalltitë, me ndeshjen kundër Marokut që përfundoi 0-0 pas 120 minutave lojë. Pas ndeshjes gardiani i Spanjës, Unai Simon e kishte me sulmuesit që nuk ditën të shënonin.

"Mendoj që në 120 minuta të ndeshjes, kemi qenë superiorë ndaj rivalit, por vlen pak ajo që them unë meqë nuk ia dolëm para portës. Në gjuajtjet e penalltive ata kanë qenë superiorë dhe kjo i bëri që të shkojnë në çerekfinale.

Po e shohim që ka surpriza gjatë të gjithë këtij Botërori. Nuk ishim të aftë t’i kalonim dhe nuk e prisnim që të eliminoheshim përballë Marokut. Por ky është realiteti dhe tani na takon ne të kthehemi në shtëpi", tha Unai Simon.


Lajmi kryesor:

KATAR 2022/ Enriques s'i dalin llogaritë, Maroku 'grusht' Spanjës në Botëror! Iberikët eleminohen pas penalltive, afrikanët gjejnë Portugalinë (VIDEO)


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente