FT/ Marok 0 - 0 Spanjë (3-0 pas penalltive)
Maroku bën surprizën në Botëror dhe eleminon Spanjën pas penalltive. Në raundin e 1/8 në stadiumin "Education City", Spanja e Enriques ka marrë një goditje të fortë duke mbetur jashtë Botërorit. Gjithçka u vendos pas 120 minutave lojë dhe penalltive, me afrikanët që u treguan të saktë nga 11 metra, teksa iberikët nuk shënuan asnjë penallti. Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyll 0-0, me skuadrat që shpërdoruan shumë por pa gjetur golin. "Ruleta ruse" i buzëqeshi Marokut (3-0), që luan me Portugalinë në çerekfinale. Sarabia, Soler dhe Busquets gabuan nga 11 metra për Spanjën, ndërsa vetëm Benoun dështoi te Maroku.
Ndeshja gjatë 120 minutave pati disa raste të mira për Marokun, që nuk diti të konkretizojë. Te afrikanët portieri Bono u tregua një hero i vërtetë, duke ndalur penalltitë e spanjollëve. Nga ana tjetër, Lusi Enrique te Spanja nuk duket se i bëri mirë llogaritë në grup. Kujtojmë se iberikët dolën të dytët në grupin E duke shmangur një përballje të fortë kundër Kroacisë, por "hileja" e Enriques dhe përballja me Marokun rezultoi më e fortë sesa pritej.
Rezultati i penalltive:
VIDEO:
Maroku eleminoi Spanjën nga Kupa e Botës. Me 120 minutat e lojës që u mbyllën 0-0, afrikanët ishin të saktë (3-0) nga pika e bardhë e penalltisë. Pas ndeshjes për televizionin kombëtar spanjoll foli edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrique.
"Ne jemi përfaqësues të një vendi si Spanja dhe duhet të dimë të urojmë Marokun. Ata kanë qenë më të mirë se ne në penallti. Eliminim mizor? Mendoj se futbolli është një sport i mrekullueshëm, por me një konotacion të qartë që një ekip mund të fitojë pa sulmuar. Ne kemi dominuar plotësisht. Kemi bërë 11 goditje, por pak në portë.
Na kanë kushtuar penalltitë. Jam shumë krenar për lojtarët e mi, i përgëzoj. Zgjodha tre gjuajtësit e parë, pjesën tjetër lojtarët e vendosën në bazë të asaj se si ndiheshin. Bono është një portier spektakolar dhe sot ai ishte i shkëlqyer. Më vjen shumë keq për tifozët. Nuk duhet të ishte kështu, ne u përpoqëm. Na falni", tha Enrique.
Spanja u eleminua nga Botërori në fazën e 1/8. Iberikët humbën 3-0 nga penalltitë, me ndeshjen kundër Marokut që përfundoi 0-0 pas 120 minutave lojë. Pas ndeshjes gardiani i Spanjës, Unai Simon e kishte me sulmuesit që nuk ditën të shënonin.
"Mendoj që në 120 minuta të ndeshjes, kemi qenë superiorë ndaj rivalit, por vlen pak ajo që them unë meqë nuk ia dolëm para portës. Në gjuajtjet e penalltive ata kanë qenë superiorë dhe kjo i bëri që të shkojnë në çerekfinale.
Po e shohim që ka surpriza gjatë të gjithë këtij Botërori. Nuk ishim të aftë t’i kalonim dhe nuk e prisnim që të eliminoheshim përballë Marokut. Por ky është realiteti dhe tani na takon ne të kthehemi në shtëpi", tha Unai Simon.
Maroku dhe Spanja po luajnë për 1/8 e Kupës së Botës në Katar. Kapiteni i iberikëve, Sergio Busquets ka barazuar rekordin e Iker Casillas, duke luajtur 17 ndeshje me Spanjën në Kupat e Botës. Lojtari i Barcelonës ka mundësinë që të thyejë rekordin nëse Spanja ia del të kalojë më tej.
Te doli haku gjermonit QE I eleminove hahabb E ma men si lozet pjesen e syt me japonin apo jo .
Përgjigju