/ATSH/- Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurivizion të këtij viti e që do të mbahet në Vjenë të Austrisë, me performancën e saj do të prezantohet në Londër të Anglisë.
Organizatorët e London Eurovision Party 2015 këngëtaren Elhaida Dani e kanë përshkruar si një këngëtare mjaftë të talentuar.
Vetë organizatorët e kësaj ngjarjeje kanë bërë të ditur se ndihen të lumtur që artistja e talentuar shqiptare, Elhaida Dani do të performojë në London Eurovision Party 2015. "Fituesja e The Voice of Italy", do të performojë këngën "I'm alive", më 26 prill në Cafe de Paris", thuhet në njoftimin e organizatorëve të London Eurovision Party 2015.