Kam mësuar dhe kërcyer vallet lokale të Europës, (nga Irlanda në Rusi dhe nga Suedia në Greqi) që kur isha një fëmijë (tani jam 72 vjeçe dhe vazhdoj të kërcej). Duke kërcyer jam bërë kureshtare rreth kostumeve që vishnin njerëzit e sidomos fshatarët që i kërcenin këto valle. Nëna ime më mësoi që të endja dhe të qepja kështu që kjo më ndihmoi të kuptoja sesi ishin bërë ato veshje.
Fillova të koleksionoja kostume, por përderisa u bëra një arkeologe profesioniste, fillova të studioja origjinën dhe shkrova disa libra rreth kësaj teme. Kështu që organizova këtë ekspozitë për të treguar se si veshja tradicionale rurale është zhvilluar, shtresë pas shtrese, duke filluar nga koha e Paleolitit e deri tek 20 mijë vjet para Krishtit. Në atë kohë të hershme ne kemi evidentuar që gratë vishnin një këmishë me thekë që duhet të ishte sinjali i aftësisë dhe riprodhimit të tyre.
Kjo veshje vijoi edhe gjatë periudhës së neolitit (ka disa figurina nga Ballkani që e dëshmojnë këtë), periudhës së bronzit dhe deri në ditët e sotme. Aty ku ekziston, ajo ende e ka të njëjtin kuptim. Objektet e para në ekspozitë janë veshje nga Rumania dhe Maqedonia të cilat janë formuar nga një pjesë të vogël e sipërme, të endura me një rresht të thekësh shumë të gjata, të kuqe dhe/ose me lesh të zi të varur poshtë.
Vajzave nuk u lejohet t’i veshin ata derisa ato arrijnë moshën e pjekurisë; kur i vënë është një shenjë se vajza është në moshën e martesës. Objekt më i fundit në ekspozitë është një veshje nga zona e Mirditës, e cila ka një të sipërme të ngushtë të endur me një model katërkëndor (një simbol antik i pjellorisë femërore - vulva e gruas) dhe një përparje të gjatë me thekë të rënda të zeza. (Kam parë për herë të parë një veshje të tillë në një foto në librin “Veshjet shqiptare në shekuj” të Andromaqi Gjergjit). Veshjen e bleu një mikja ime në vitin 1997, nga një grua që e mbante të veshur dhe që e përshkroi atë si "simbolin e saj të grarisë".
Objekte të tjera shqiptare janë mantelet e gjata, të plota, pa mëngë, të mbuluara me fije ari ose kordonë të zinj mëndafshi duke formuar dizanje të përpunuara. Këto janë blerë dhe janë sjellë në muze nga një grua me emrin Emily Blackstone Camp, e cila ishte punësuar gjatë mbretërimit të Mbretit Zog për të ndihmuar në edukimin e grave të reja.
Një nga mantelet është nga Shkodra (ngjyrë ari), një tjetër nga Korça (qershi të kuqe me kordonin e zi – e preferuara ime). Ne gjithashtu kemi një numër të konsiderueshëm jelekësh shumë të bukur nga Shqipëria dhe Kosova, të zbukuruar rëndë me fije ari dhe argjendi, gajtan, dhe fjongo.
Si i përzgjodhët këto veshje për ekspozitë?
Kishim kaq pak veshje nga Shqipëria dhe ishin kaq të bukura saqë i vumë të gjitha, përveç jelekëve. Duhet të zgjidhnim një dyzinë, më të bukurit dhe më interesantët nga rreth 40 jelekë të koleksionit. Ishte me të vërtetë shumë e vështirë të zgjidhje!!!
Çfarë të përbashkëtash keni vënë re mes veshjeve të vendeve të ndryshme?
Po ka disa të përbashkëta në veshjet tradicionale anembanë Europës Juglindore, duke filluar nga përparëset, fund me thekë të gjaë ose thjesht përparëjet (e përdorur në shekullin e 20-të në shumë zona), të ndjekur nga tunikë të bardhë ose këmisha të gjata për gratë dhe të shkurtra për burrat për t’i lejuar ata që të ngasin kuaj. Pastaj pantallonat dhe xhaketa më mëngë që erdhi nga kalorësit euroaziatikë rreth 1000 vjet para Krishtit. Më pas u zhvilluan xhaketat pa mëngë dhe mos harroni që të gjitha këto ne i veshim edhe sot e kësaj dite përveç manteli.
Si kanë reaguar vizitorët për këtë ekspozitë?
Jam e lumtur t’ju them se vizitorët e kanë dashur këtë ekspozitë – kishte kaq shumë njerëz në natën e hapjes sa u detyruam të kthenim pas njerëz duke u kërkuar që të vinin më vonë!
/Shqiptarja.com