Elma Doresi: Simbolika, gjuha
e përbashkët me Hekuran Zhitin

Elma Doresi: Simbolika, gjuha<br />e përbashkët me Hekuran Zhitin
Pas 60 vitesh “Nusja në thes” e autorit Hekuran Zhiti i rikthehet skenës, kësaj here në Teatrin  Metropol. Vepra e autorit të njohur, e shkruar në 1944, vjen premierë nga regjisorja Elma Doresi, në datën 21 shkurt 2014, salla “Shekspir” ora 19:00. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, regjisorja tregon disa detaje të këtij grotesku i cili vjen i përshtatur nga Doresi dhe aktori Devis Muka. Sipas regjisores, komedia “Nusja në thes”  është një vepër që godet sa të mundet veset e njerëzve të veshur me pushtet, përkatësisht një prefekt, i cili në vend të zgjidh hallet e popullit, përfiton nga detyra për të zgjidhur hallet personale. E veçanta e kësaj vepre është se, ngjitja në skenë vjen përmes simbolit dhe spektaklit. Pas Mollës tek “Karnavalet e Korçes”,  “ëndrrës, te “14 vjeç dhëndër”,  “burgut” te  “Tri mendje në ankand”,  “Nusja…” na vjen nga thesi në thes.  Gjithashtu dhe kostumografia  e punuar nga Edlira Qyshka, përveç simbolit dhe karakterit të personazhit,  do të ketë edhe elemente folku. Sikurse edhe muzika është e mbështetur në folk. Për 90 minuta publikut do t’i ofrohet një komedi në trajtën e spektaklit, ku përfshihen, aktrim, kërcim, pantomime e kënga. Shfaqja do të jetë çdo fundjavë në Teatrin e Metropolit, salla “Shekspir” ora 19:00. “Nusja në thes” është shkruar nga Hekuran Zhiti, rreth viteve 1944-1945, në Berat. 
 
Pas 60 vitesh “Nusja në thes” e autorit Hekuran Zhiti i rikthehet skenës. Pse pikërisht kjo vepër për ju që jeni një regjisore e re?

Njihem prej vitesh me librin e tij! “Shtatë komedi” nga Hekuran Zhiti, më kanë tërhequr për vetë temat dhe problematikat që ai përcjell nëpërmjet një humori aq fin! Edhe pse vepra është shkruar në vitet 44’ ajo është shumë aktuale dhe kjo është një nga arsyet pse unë përzgjodha veprën e tij. E kam zgjedhur këtë vepër për të vetmin fakt,  për mesazhin dhe problematikën që ajo trajton. Një vepër e tillë më ngacmoi shumë imagjinatën dhe kur ke një vepër të mirë të jep dorë të punosh mirë me simbolin dhe spektaklin.
 
Jemi kuriozë ta dimë se, si mund ta konceptoni vepërn e një autori në një kohë që nuk e keni jetuar?

Edhe pse vepra është e shkruar në vitet ku unë as nuk isha planifikuar, tani që e mendoj as prindërit e mi (qesh). Unë edhe Hekuran Zhiti kemi një të përbashkët; Gjuha e simbolit! Në komedinë e tij gjeta simbolikën, që rrallë herë e gjen në vepra! Natyrisht, unë kam stilin tim, groteskun, i cili mendoj se shkrihet dhe qëndron mjaft mirë me veprën! Pra, në shfaqje jemi të dy, unë dhe Hekurani, vitet 44’ dhe 2014-të të gërshetuara mirë dhe pa kërcitje!
 
E gjithë shfaqja ndërtohet në simbol, mendoni se do të godas sërish publikun sikundër shfaqjet e tjera?

Gjithmonë kam luajtur me simbolin dhe kam vënë re se publiku e pëlqen...Mbase edhe publiku si unë, nuk i pëlqen gjërat shabllon, preferon të lodhet disi vetë për ta gjetur e më pas për të ndjerë atë kënaqësinë e tij se e arriti të zbuloj vetë "hallin" apo "mesazhin " e veprës. Ky është çelësi për mua që më bën të jem larg faktit “vënie në skenë” , apo dekoreve statike. Shfaqja është e trajtur e gjitha në komedia del arte, siç do të jetë Arlekini, bërthama rolesh si dhe përdorimi i marionetave, aktorë që luajnë nga dy personazhe, etj. Është një komedi shqiptare e mbajtur sërish në grotresk.
 
Kasti i aktorëve është një kast që ka pak emra të rinj, që do të thotë janë aktor që ju nuk i ndërroni në shfaqjet tuaja. Pse kjo besnikëri ndaj këtyre aktorëve?

Kudo regjisorët më të suksesshëm kanë stafin e tyre të njëjtë; aktorë, skenograf, kostumograf... Kjo krijon më shumë besim, ka më tepër krjimtari, por rrit kërkesat. Në gjithë shfaqjet që unë kam vënë, kanë luajtur 58 aktor, nga të cilët tre kanë qenë të njëjtë.   Tek komedia “Nusja në thes” interpretojnë;  Klea Huta,(Hëna), një  vajzë, sa e bukur aq edhe e zgjuar, e cila ka mbaruar studimet për aktrim në Paris. Është çapkëne dhe  koketë, aq edhe hakmarrëse. Është zgjidhja e veprës. Aktori Devis Muka (Prefekti), simbolizon shtresën e kamur të shoqërisë, që është sa e bukur nga jashtë aq edhe e kalbur nga Brenda. Një njeri, i cili abuzon në emër të postin. Klodian Hoxha (Togeri), i ati i Hënës. Është i pari që ngre zërin kundër prefektit duke mos marrë parasysh pasojat që mund të ketë. Aldjon Matarangasi (Rrapi) , shëbëtori ose arlekini.  E gjithë historia do të na vijë në sajë të Arlekinit, i cili herë bëhet i dukshëm dhe herë i padukshëm. Valina Mucolli (Baldosa)- një grua e papunë dhe me dy fëmijë sakat. Është shtylla e familjes,  dhe fjala e saj është ligj.  Ermela Ruri (Makbulja) është gruaja e prefektit, e cila personifikon, dhe ajo si prefeketi të njëjtën shtresë të pasur. Ëndrra e saj është të jetoj në Tiranë. Alban Musa sjell dy karaktere, (sekretarin dhe doktorin). Sektari, një njeri servil dhe përfitues, ndërkohë doktori është e kundërta e tij, njeri në moshë, i cili kënaqet me atë çka. Lorenc Kaja (Thepi) bashkëshorti i Baldosës , një njeri i shtypur, ka ëndërr të thotë mendimin e vetë. Qëllimi i tij është të hap një shoqatë kundër dhunës së burrave. Personazhi i Soses është surprizë.

elma doresi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane