Emigrantët shqiptarë protestë simbolike në Milano: Duam të votojmë në 2025! Protestë dhe në Hagë

Pasi hodhën mbi kokat e deputetëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës, përmes thirrjes “duam të votojmë” në një protestë simbolike brenda Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesit e emigrantëve kanë nisur një tur revolte për votën deri më tani të pamundur të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Këtë të shtunë shoqatat e diasporës u ndalën në Milano, nga ku bënë thirrje që t’u jepet e drejta për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Thirrja jonë është e fortë dhe e panegociueshme: duam të votojmë në 2025. Parlamenti të ndalë së shkeluri në heshtje vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Turin e këtyre protestave simbolike me thirrjen “dua të votoj” emigrantët do ta vijojnë në 5 qytete të ndryshme të Europës, ku jetojnë shqiptarë. Pas Milanos e Stuttgartit, ku protesta u zhvillua më 12 maj, protestat e tjera do të mbahen më 23 maj në Hagë, 24 maj në Bruksel dhe 25 maj në Londër.

Paralel me këto protesta, palët politike në Tiranë janë ulur për të diskutuar mundësinë e votës së diasporës, edhe pse tashmë janë në shkelje të afatit që Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit për të plotësuar vakumin ligjor. Në mekanizmin e quajtur “Grupi i Dialogut”, bashkë me KQZ, këtë javë u diskutuan mundësitë për të realizuar votën e diasporës. Opozita dhe maxhoranca nuk bien dakord për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve dhe mënyrën e votimit të tyre, pasi socialistët kërkojnë votë me postë, ndërsa Rithemelimi postë private ndërkombëtare. PD zyrtare thotë se këto mënyra manipulojnë votën e emigrantëve, ndaj kërkon votim elektronik.

Të gjitha këto zhvillime mbahen në klimën e një turi me diasporën që kryeministri Edi Rama ka nisur, me ndalesën e parë të dielën e shkuar në Athinë, në Milano më 26 maj, në Londër më 2 qershor, për ta përmbyllur më pas me shqiptarët e Gjermanisë më 16 qershor në Dyseldorf.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 19/05/2024 09:26

    Emigrantë që punojnë familjarisht në ambasadat Shqiptare

    Përgjigju
  • Iris: 19/05/2024 02:50

    /Mergata e Qyqeve/po te mban me koken mbi uje me remintancat,kush kujton se te mban shteti?!

    Përgjigju
  • xhemal: 18/05/2024 16:49

    Keta Jane *Mergata e Qyqeve*

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol

Euro 2024/ 'Gjelat këndojnë' në Dusseldorf, Franca fiton 0-1 me vuajtje ndaj Austrisë! Vendos një autogol