Emigrantë kinezë në Itali me makina luksoze, shkatërrohet banda në Itali

Emigrantë kinezë në Itali me makina luksoze, shkatërrohet banda në Itali

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet trafiku që përdorte makina luksoze për të trafikuar emigrantë kinezë në Itali përpara se t’u konfiskonte pasaportat.

Emigrantët visheshin mirë për të mos u dyshuar. Me vete merrnin pak bagazhe dhe udhëtonin me makina të fuqishme dhe të shtrenjta të drejtuara shtetas kinezë të cilët jetonin në Itali prej vitesh dhe flisnin italisht”, tha policia në një deklaratë.

Hetuesit ranë në gjurmët e këtij trafiku pasi një shtetas kinez u ndalua në kufirin midis Italisë dhe Sllovenisë në prill të këtij viti dhe gjatë kontrolleve rutinë u zbulua se po transportonte katër kinezë pa dokumente.

Më pas zbuluan linjën e lëvizjes së vazhdueshme të qytetarëve të parregullt kinezë, të cilët, në grupe të vogla, hynin në Serbi, ku nuk duhet vizë. Më pas shoqëroheshin me makinë nga Bosnja, Kroacia dhe Sllovenia, deri në kufirin shtetëror italian”, thuhet në njoftim. shkruan the Guardian.

Emigrantët vendoseshin në një shtëpi të sigurt pranë Venecias, ku qëndronin për një ose dy ditë përpara se të dërgoheshin në qytete të tjera të Italisë ose në vende të tjera të BE-së si Franca dhe Spanja.

Atyre u konfiskohej pasaporta dhe shfrytëzoheshin për punë të rënda derisa të shlyenin borxhin, si skllavëri.

Policia arrestoi nëntë anëtarë të dyshuar të rrjetit të dhe identifikoi 77 migrantë pa dokumente, “shumë prej tyre gra dhe disa të mitur të moshës 15-18 vjeç”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dibër/ Kultivoi bimë narkotike në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku

Dibër/ Kultivoi bimë narkotike në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku