Juristi Kreshnik Spahiu debatoi me deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me kampin për emigrantët që do ngrihet në Shëngjin dhe Gjadër pas marërveshjes me Italinë. Spahiu tha në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo në Report Tv se është një gënjeshtër të thuash që do dëmtohet turizmi dhe imazhi i vendit nga ky kamp.
Deputeti Ervin Salianji tha se ky kamp dëmton imazhin e turizmit dhe vendit. Spahiu krijoi edhe një paralelizëm me kampin e MEK duke thënë se s’ka dëmtuar imazhin e turizmit në Durrës, por kjo për deputetin Salianji nuk qëndron, pasi muxhahedinët nuk janë emigrantë.
Kreshnik Spahiu: Nuk mundemi të mohojmë disa fakte. Sot zona turistike më e zhvilluar e Shqipërisë më luksoze, më e pasura është 2 km larg kampit të refugjatëve të muxhahedinëve të cilët nuk e kanë dëmtuar fare fare turizmin shqiptar.
Ervin Salianji: Ca lidhje ka, janë të dyja të pavërteta. E para nuk është ajo zona më e zhvilluar, por zona e Golemit. Ata nuk janë emigrantë. Kampi i muxhahedinëve, janë njerëz të pajisur me leje të posaçme të Kombeve të Bashkuara, janë njerëz që janë elitë e një shoqërie të caktuar dhe brenda një organizmi të caktuar që është MEK. Nuk janë emigrantë, nuk kanë lidhje për të falë nga Shqipëria, kanë një projekt politik turin dhe mbështetje të forta ndërkombëtare. S’ka lidhje fare me emigrantët kjo punë. Kampi ku janë vendosur është me distancë nga zona turistike, është i rrethuar, vetëqeveriset prej tyre, mirëmbahet prej tyre, paguhet me fondet e tyre. Nuk mund të themi dy gjëra që nuk qëndrojnë.
Kreshnik Spahiu: Ti themi Shqiptarëve që kampi i refugjatëve në Gjadër do dëmtojë turizmin, është një gënjeshtër shumë e madhe. Sot çdo shtet europian, në çdo qytet ka me dhjetëra kampe si ai që do hapen në Lezhë.
Ervin Salianji: Ma thuaj një shtet që ka kamp ashtu.
Kreshnik Spahiu: I ka me konteiner madje. Hajde në Berlin, Hamburg.
Ervin Salianji: Italia që po i sjell këtu ka një kamp ne Lampedusa dhe po i sjell këtu. Greqia ka një kamp në Lesbos dhe po bën luftë me Turqinë.
Kreshnik Spahiu: E pavërtetë të thuash që dëmtohet Shqipëria dhe turizmi në Lezhë.
Ervin Salianji: Absolute.
Lajmi kryesor: