EMRAT/ Kush janë tre gjyqtarët që shpëtuan Adriatik Llallën nga Vettingu, mes tyre dhe Ina Rama
Trupa gjykuese me 5 anëtarë në KPA është ndarë në tre vota kundër rihapjes së Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik llalla dhe dy pro rihapjes. ReportTv ka zbardhur votimin e gjyqtarëve, ku pro Llallës është dhe Ina Rama.
Report Tv zbardh vendimin e datës 11 qershor, ku Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mos rihapë procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Nga 5 gjyqtarët e trupës së kolegjit, tre prej tyre kanë votuar për të mos hapur Vettingun për Adriatik Llallën dhe dy kanë qenë pro hapjes së Vettingut.
Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo, dhe anëtarja Albana Shtylla kanë qenë pro hapjes së Vettingut për ish-kryeprokurorin. Ndërsa, relatori i çështjes, Luan Daci, dhe anëtarët Ardian Hajdari dhe Ina Rama kanë qenë kundra rihapjes së Vettingut ndaj Llallës.
Kryesuesi i trupës gjykuese – Sokol Çomo – Kundër Llallës
Relator i çështjes – Luan Daci – Pro Llallës
Anëtar – Albana Shtylla – Kundër Llallës
Anëtar – Ardian Hajdari – Pro Llallës
Anëtar – Ina Rama – Pro Llallës
Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndalë Vettingun për Llallën, pasi ai dha dorëheqjen, duke u larguar nga sistemi i drejtësisë dhe duke hequr dorë si magjistrat.
Por këtë vendim e ankimoi Komisioneri Publik, i cili kërkoi që Llalla t’i nënshtrohet procesit të kontrollit të pasurisë, figurës dhe anës profesionale, pasi sipas komisionarit, dorëheqja ishte bërë në mënyrën jo ligjore.
Me këtë vendim dhe me votën e ish-paraardhëses së tij, Ina Rama, Llalla nuk do t’i nënshtrohet Vettingut, ndërsa prej disa kohësh ai qëndron jashtë vendit dhe prokurën e përfaqësimit me avokat në kolegj e lëshoi nga Turqia.
(Njoftimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për gjykimin e çështjes së Adriatik Llallës)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Në kërkim prej vitesh për të kryer dënimin me 2 vite burg, Ish kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet duke bërë shqiponjën krah aleatit të Berishës
29 Shtator, 09:20
-
Mero Baze: Një kullë dhe tre 'non grata'
7 Korrik, 22:49
-
Pas vendimit të KPA, Prokurorja Antoneta Sevdari kthehet në detyrë! Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në shkurt 2019
13 Maj, 12:54
-
Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën
30 Prill, 18:15
-
Art në apartamentin e konfiskuar të Adriatik Llallës, të rinjtë artistë gjejnë muzën nga dritarja e ish-kryeprokurorit
12 Prill, 20:25
-
Ylli Pata: Nga Adriatik Llalla, te Janjeva
19 Mars, 19:56
-
Raporti për lirinë/ Freedom House: Qasja e shqiptarëve në drejtësi po përmirësohet! Shqipëria dhe Kosova vende ‘pjesërisht të lira’ pavarësisht përparimeve
29 Shkurt, 07:43
-
Iu konfiskua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti në plazhin e Durrësit kthehet në qendër sociale për art dhe aktivizëm
22 Shkurt, 18:11
-
U shpall fajtor për fshehje pasurie, Ish anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari dënohet me 1 vit burg! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove
24 Janar, 13:18
-
Berisha, i vetmi i trembur nga Ahmetaj (dhe modeli i Kumbaros dhe Llallës)
12 Korrik 2023, 14:13
-
Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin
18 Qershor 2023, 16:27
-
E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu
5 Qershor 2023, 17:17
bjondja e bulevardit...s kishte si te ndodhte ndryshe, prandaj mer 6 mil leke rroge ne muaj nga taksat e ketij mileti!
PërgjigjuPse gjithe kjo marrezi nga Ina Rama?? Me jete maskarade qe po behet ne kurriz te popullit Ina Rama perjeteson nofken e Saliu ( l** bulevardi)dhe rikonfirmimin nga Topalli. Turp, tutp! Per kete i duhet te protestoje pozita dhe cfo njeri i ndershem para dyerve te vettingut. Si ka nisur askush nga peshqit e medhenj nuk do i futet gjemb ne kembe.
PërgjigjuNuk ka shpetuar Llallen por veten e saj plehra. Kjo e shkateroi prokurorine si e paafte dhe dashnore e Bamir Topit. Te gjithe i dijne keta fakte. Prisni veting mga Ina Rama, Turp!
PërgjigjuNese ndokush ka qen ne medyshje per epitetin qe i kishin vendosur Ina Rames "L** Bulevardi", sot e kan konfirmuar te gjithe qe paska qen me shume se e tille!
PërgjigjuTë Arrestohen Urgjentisht të gjithë ata që kanë Votuar PRO LLALLA KRIMINELIT !!! Të Arrestohet edhe kjo SORRA (INA Rama) sepse qenka njê Laraskë e Kamufluar !! VDEKJE KRIMINELËVE , HAJDUTËVE , BANDITËVE , KUSARËVE dhe HORRAVE
PërgjigjuTurp Ina, nqse. do ecim vidh vidh dhe jep doreheqnen kurr nuk ka per tu bo ky vend
PërgjigjuPo veting po bën pë popullin se, këta që ishin dhe që janë spo shofim ndonjë arrestim
Përgjigjukjo ina rama paska qene vertet l**
PërgjigjuPo kot nuk ja paske then sala ate emer kesaj
Te shpetojn prej vetingut k/mafiozi eshte kulmî,ky eshte veting kote.
PërgjigjuCprisnii nga Ina Rama Ka 5 vjet pa pune o njerez re urte