Emri i ri i Maqedonisë, Basha: Marrëveshja akt i pjekurisë politike

Emri i ri i Maqedonisë, Basha: Marrëveshja akt i pjekurisë politike

Kreu i PD Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e bërë midis kryeministrit grek Tsipras dhe atij maqedonas Zaev, në lidhje me marrëveshjen e bërë për emrin e Maqedonisë e cila nga sot Maqedonia Veriore.

Basha shprehet se kjo marrëveshje është akt i pjekurisë politike midis dy vendeve duke mbyllur kështu një temë të zgjatur në rajon.

Gjithashtu kreu i PD uron për finalizimin me sukses të marrëveshjes dhe për integrimin sa më parë në BE të dy vendeve tona.

Postimi i Lulzim Bashës:

"Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike pershendes marreveshjen midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev, lidhur me emrin e fqinjit tone lindor, nga sot Maqedonia Veriore.

Kjo marreveshje si akt i pjekurise politike u jep merite dy qeverive dhe faktoreve politike vendas dhe nderkombetare qe i mbeshteten duke permbyllur ne kete menyre nje teme te zgjatur kontesti ne rajon.

Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike duke uruar finalizimin me sukses te kesaj marreveshje per zgjidhjen e pengeses se fundit, shpreh besim ne permbylljen sa me pare te antaresimit ne NATO te Maqedonise Veriore, dhe me tej per udhetimin se bashku drejt procesit plot sfida dhe shprese te integrimit ne BE te dy vendeve tona".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonimi: 13/06/2018 00:40

    E arritur nga dy qeveri te MAJTA

    Përgjigju
  • bledi: 12/06/2018 23:38

    ku e ke vllain or legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje