Ëndrra amerikane, sfidë për afganët! Ka të ngjarë të presin për vite me radhë për procesimin e kërkesave të kalimit në SHBA

Ëndrra amerikane, sfidë për afganët! Ka të ngjarë të presin për vite me radhë për procesimin e kërkesave të kalimit në SHBA

Emigrantët afganë

Janë rreth 150 mijë aplikantë për programet speciale të vizave emigruese, pa përfshirë anëtarët e familjes. Në një raport amerikan është njoftuar se me ritmin aktual do të duheshin 31 vjet për t’i procesuar të gjitha kërkesat për kalimin e afganëve në SHBA

Kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, Shukria Sediqi e dinte se ditët e saj të mira ishin të numëruara. Si gazetare e cila kishte mbrojtur të drejtat e grave, vizituar shumë strehimore dhe kishte folur me gratë që ikën nga burrat dhunues. Pastaj shkoi me ato në gjykatë kur gratë kërkonin shkurorëzim.

Sipas talebanëve, të cilët ua kanë ndaluar grave paraqitjen në vendet publike, punë dhe arsimim, puna e Sediqit ishte amorale.

Prandaj kur talebanët bastisën shtëpinë e saj në Herat në gushtin 2021 kur SHBA-ja po tërhiqej nga shteti, ajo me familjen iku.

Fillimisht tentuan që të largoheshin nga Kabuli me fluturimet amerikane. Pastaj tentuan të kalonin në Taxhikistan mirëpo nuk kishin viza. Më në fund në tetor të vitit 2021, pas dy netësh në qiell të hapur, ajo arriti që të ikte në Pakistan.

Qëllimi? Zhvendosja në SHBA nëpërmjet programit të qeverisë amerikane për të ndihmuar afganët që ishin në rrezik nga talebanët për shkak të punës së tyre me qeverinë dhe mediat amerikane.

Mirëpo dy vjet pasi SHBA-ja u largua nga Afganistani, Sediqi dhe mijëra afganë të tjerë janë në pritje. Ani pse ka pasur progres, procesi i vizave për afganët ka qenë i ngadalshëm. Deri më tani, një numër i vogël i afganëve janë vendosur në SHBA.

Shumë njerëzve që ikën nga Afganistani po u shterojnë kursimet, duke jetuar në mërgim të vështirë. Ata shqetësohen se SHBA-ja, që kishte premtuar kaq shumë, i ka harruar.

“Çfarë ndodh me fëmijët e mi? Çfarë ndodh me mua?”, pyet Sediqi. “Askush nuk e di”.

Vizat e veçanta

Gjatë dy dekadave në Afganistan pas pushtimit të vitit 2001, SHBA-ja u mbështet te afganët që ndihmonin qeverinë dhe ushtrinë amerikane. Gazetarët afganë u angazhuan nëpër mediat amerikane. Afganët, shpesh gra që punonin në zona të largëta, ishin shtylla kurrizore e programeve të ndihmës që ofronin gjithçka, prej ushqimit deri te mësimdhënia.

Që nga viti 2009, SHBA-ja ka programin e posaçëm të vizave për të ndihmuar afganët siç janë përkthyesit që kanë punuar drejtpërdrejt me qeverinë dhe ushtrinë amerikane.

Më pas, në ditët e rënies së pranisë së SHBA-së, administrata e Bidenit krijoi dy programe të reja për refugjatët, duke zgjeruar numrin e afganëve që mund të aplikonin për t'u zhvendosur në SHBA.

Vizat, të njohura si P-1 dhe P-2, janë për punonjësit e organizatave joqeveritare, gazetarët ose të tjerët që nuk kanë punuar drejtpërdrejt për qeverinë amerikane, por që kanë ndihmuar në promovimin e qëllimeve si demokracia dhe media e pavarur që i ka vënë në rrezik të madh nga talebanët.

Programet kishin për qëllim të ndihmonin njerëz si Enayatullah Omid dhe gruan e tij – afganë që ndihmuan në ndërtimin e vendit pas largimit të talebanëve në vitin 2001 dhe ishin në “rrezik për shkak të lidhjes së tyre me SHBA”-në pas tërheqjes së amerikanëve nga Afganistani.

Në vitin 2011, Omid hapi radion në provincën Baghlan me ndihmën e organizatës joqeveritare për trajnimin e medias me bazë në SHBA, Interneës dhe financimit nga Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar. Ai ishte menaxheri i përgjithshëm i radios, por bëri gjithçka, nga raportimi direkt e deri te fshirja e dyshemeve gjatë natës. Gruaja e tij, Homaira Omid Amiri, gjithashtu punonte në radio dhe ishte një aktiviste në provincë.

Kur talebanët morën kontrollin e Baghlanit më 9 gusht 2021, Omid thotë se bëri një gjë të fundit: Dogji të gjitha dokumentet për të mos lejuar talebanët që të identifikonin stafin e tij. Më pas ai dhe gruaja ikën.

Ata qëndruan në strehimore të rregulluara nga komiteti për të mbrojtur gazetarët afganë derisa talebanët t’i mbyllnin këto qendra. “Interneës” ia referoi Omidin programit të refugjatëve të SHBA-së në pranverën e vitit 2022. “Interneës” ia ka sqaruar se duhej të largohej nga Afganistani që rasti i tij të procesohej. Omid dhe gruaja e tij ikën drejt Pakistanit në korrikun e vitit 2022.

Edhe në Pakistan Omidi nuk ndihet i sigurt. I shqetësuar për pushtetin e talebanëve, ai ka lëvizur tri herë. Ka bastisje të policisë që kanë për cak afganët të cilëve u kanë mbaruar vizat. Omid vazhdimisht pranon mesazhe për bastisjet në një lagje tjetër të Islamabadit dhe pyet veten nëse duhet t’i tregojë bashkëshortes, tashmë me halle të tjera.

Ai ka thënë se Amerika ka thënien: “Mos lini askënd prapa”.

“Duam që ta realizojnë këtë. Nuk duhet të jetë vetëm thënie”, ka thënë ai.

Dita e largimit

Aeroplanët amerikanë në gushtin e vitit 2021 largoi më shumë se 70 mijë afganë, së bashku me dhjetëra mijëra amerikanë dhe shtetas të tjerë – aeroplan pas aeroplani të mbushur plotë me njerëz fatlumë që kalonin nëpër turma në aeroportin e Kabulit. Shumica prej tyre siguruan lejen për hyrje në SHBA, sipas dispozitës së njohur si “lirim humanitar me kusht”.

Shumë të tjerë janë ende në pritje. Janë rreth 150 mijë aplikantë për programet speciale të vizave emigruese – pa përfshirë anëtarët e familjes. Një raport nga Shoqata e Aleatëve të Periudhës së Luftës ka njoftuar se me ritmin aktual do të duheshin 31 vjet për t'i procesuar të gjitha kërkesat.

Ndaras, janë 27 mijë e 400 afganë që janë në pritje për dy programet e refugjatëve të krijuara në ditët e fundit të prezencës amerikane në Afganistan, ka njoftuar Departamentit të Shtetit. Kjo nuk përfshin anëtarët e familjes, gjë që potencialisht shton dhjetëra mijëra të tjerë. Por që kur SHBA-ja u largua nga Afganistani, janë pranuar vetëm 6 mijë 862 nga këta refugjatë afganë, kryesisht aplikues për viza P-1 dhe P-2, sipas shifrave të Departamentit të Shtetit.

Në qershor, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se SHBA-ja ka zhvendosur rreth 24 mijë afganë që nga shtatori 2021, duke iu referuar të gjitha programeve të zhvendosjes.Në mesin e aplikantëve të programit për refugjatë janë rreth 200 punonjës të AP-së dhe familjet e tyre, si dhe stafi i organizatave të tjera amerikane të lajmeve që ende luftojnë për t'u zhvendosur në SHBA.

Krish O'Mara Vignarajah, president i Shërbimit Lutheran të Emigracionit dhe Refugjatëve, ka thënë se procesi i refugjatëve në SHBA në përgjithësi mund të jetë jashtëzakonisht i ngadalshëm dhe pritjet deri në 10 vjet janë të zakonshme. Për më tepër, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump shkatërroi sistemin e refugjatëve, duke ulur numrin vjetor të refugjatëve të pranuar në nivelin më të ulët ndonjëherë.

Sfidat e tjera janë unike për emigrantët afganë, ka sqaruar Vignarajah. Shumë afganë shkatërruan dokumente gjatë pushtimit të talebanëve, sepse shqetësoheshin për hakmarrjet. Tani ata kanë nevojë që ta shfrytëzojnë rastin.

“Realiteti i hidhur është se ka të ngjarë të presin për vite me radhë dhe shpesh në situata jashtëzakonisht të pasigurta”, ka thënë Vignarajah.

Në një raport të fundit, Inspektori i Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit, institucion i krijuar nga Kongresi për të mbikëqyrur shpenzimet e qeverisë në Afganistan, fajësoi programet e ndryshme të zhvendosjes të krijuara për afganët.

“Mosfunksionimi burokratik dhe mungesa e personelit kanë minuar premtimet e SHBA-së se këta individë do të mbroheshin në kohën e duhur, duke vënë në rrezik të lartë mijëra aleatë afganë”, thuhet në raport.

Vonesat e shumta

Në këtë raport është përmendur gjithashtu mungesa e transparencës rreth programeve të refugjatëve, për të cilat i ka lënë afganët të mendojnë nëse do të largohen nga vendi i tyre për të pritur përpunimin pa “informacion kritik” që u nevojitet për një vendim kaq vendimtar.

Në shenjë të konfuzionit rreth procesit, aplikantëve si Omidi dhe gruaja e tij u është thënë se duhej të largoheshin nga Afganistani për të aplikuar, përpjekje e kushtueshme që përfshin shitjen e pronave të tyre, shkuarjen në një vend tjetër dhe pritjen. Ata, si shumë të tjerë, përfunduan në Pakistan - një nga vendet e pakta që lejon afganët të hyjnë – por ata e morën vesh se SHBA-ja nuk po përpunonte kërkesat për refugjatë në Pakistan

Kjo ndryshoi në fund të muajit të kaluar kur Departamenti i Shtetit kishte njoftuar se do të fillonte përpunimin e aplikacioneve në Pakistan.

Megjithatë, Kongresi deri më tani ka dështuar të veprojë mbi projekt-ligjin që synon të përmirësojë përpjekjet për të ndihmuar afganët që ende synojnë të shkojnë në Amerikë.

Departamenti i Shtetit ka deklaruar është i përkushtuar për të përpunuar vizat e refugjatëve afganë. Në qershor, Blinkeni ka përshëndetur përpjekjet që kanë bërë për të ndihmuar afganët të rivendosen në Amerikë, por theksoi se puna vazhdon.

Në të njëjtën kohë, administrata e Bidenit ka bërë përparim në rikuperimin nga kufizimi i sistemit të refugjatëve në kohën e Trumpit. Administrata e rriti kufirin për refugjatët e pranuar në SHBA në 125 mijë në vit, krahasuar me 15 mijë në periudhën e Trumpit. Nuk ka gjasa që administrata e Bidenit të arrijë kufirin këtë vit, por numri i refugjatëve dhe afganëve të pranuar po rritet.

Shaën VanDiver, i cili i prin koalicionit që mbështet përpjekjet e zhvendosjes afgane të quajtur #AfghanEvac, ka thënë se nuk pajtohet me kritikat se programet e refugjatëve kanë dështuar.

Ata kanë pasur “fillim vërtet të ngadaltë dhe ka njerëz të cenueshëm që presin këtë lehtësim shumë të nevojshëm”, ka thënë ai. “Por unë e di gjithashtu se ... nga bisedat e mia me qeverinë, se ka lëvizje që po ndodh për ta shtyrë këtë”.

Të mbetur me pak informacion, afganët në Pakistan krahasojnë atë që dëgjojnë nga zyrtarët amerikanë për rastet e tyre në grupet e aplikacionit “ËhatsApp” që kanë organizuar protesta në mediat sociale duke kërkuar veprim më të shpejtë të SHBA-së.

“Shmangni mënyrat që do të na vinin përsëri jetën në rrezik”, thuhej në një postim.

Pakistani tashmë ishte shtëpi e miliona afganëve të cilët u larguan nga konflikti dekadash kur talebanët u kthyen në pushtet dhe rreth 600 mijë të tjerë arritën në këtë vend. Ndërsa shumë prej tyre kishin dokumente të vlefshme udhëtimi, vazhdimi i afatit të këtyre dokumenteve është proces i gjatë dhe i kushtueshëm. Bastisjet në kërkim të afganëve me viza të skaduara kanë rritur tensionet.

Abdul, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij nga frika e arrestimit për shkak se viza i kishte skaduar, punoi si shef i sigurisë për grupin e ndihmave në Afganistan që specializohej në ndihmën ekonomike për gratë. Rreziqet ishin të mëdha, tre kolegë u vranë derisa ai punonte atje.

Një nga detyrat e tij të fundit ishte dërgimi i stafit të huaj në aeroport. Organizata qëndroi e hapur deri në vitin 2022, kur talebanët ndaluan Abdulin për dy javë. Pas lirimit të tij, një anëtar taleban i kishte thënë se mund të mbronte familjen e tij – nëse Abduli i jepte vajzën për martesë.

Abdul e dinte se ishte koha për t’u larguar. Ai, gruaja dhe fëmijët ikën atë natë në Iran. Në fund të vitit të kaluar, kur u lajmërua se kërkesa për një nga programet e refugjatëve ishte miratuar, ata shkuan në Pakistan. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë informacion.

Vizat e tyre tani kanë skaduar, familja nuk ka guxim të largohet nga shtëpia.

“E ardhmja është plotësisht e errët”, ka thënë Abdul. “Nuk kam frikë të vdes, thjesht jam shumë i shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të mi”.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'