Energjia, shqiptarët me sytë
nga Serbia, KESH merr 2 mld lekë

Energjia, shqiptarët me sytë <br />nga Serbia, KESH merr 2 mld lekë
Korporata Elektroenergjetike e Serbisë ka deklaruar dje, përmes drejtuesve të saj, se nuk po e kufizon kalimin në këtë vend të rrymës elektrike të kontraktuar nga kompani të vendeve të tjera. "Serbia ka kufij shumë të gjatë e me shumë vende. Në secilin prej tyre kufi ka kalimndërkufitar të energjisë që ndahet mes shteteve. Për shembull, mes Kroacisë dhe Serbisë tani janë 500 megavat, 250 I takojnë Serbisë dhe 250 Kroacisë, me Rumaninë kemi 750 megavat, që ndahen, me Hungarinë 800 megavat e kështu me radhë. Ne nuk prekim megavatët që u takojnë shteteve të tjera. Tranziti është ende në fuqi dhe ne kemi marrë pjesën që na takon. Kemi detyrime ndaj konsumatorëve tanë", tha dje zëvendësdrejtori i Korporatës së fuqishme Energjetike serbe EPS, Zoran Manasijeviç. Ndërkohë, energjinë që e prodhon vetë dhe atë që importon për nevojat e saj, Serbia e ka të ndaluar ta eksportojë, si masë ekstreme në një gjendje të jashtëzakonshme. Fakti që Serbia mund të ulë levën e tranzitit të energjisë elektrike ka frikësuar shumicën e shteteve në rajon se mund të kalojnë në një krizë të paparëenergjetike. Deri tani, Serbia ka marrë masa vetëm për tregun e vet, duke detyruar mbylljen e kompanive të ndryshme, që janë konsumatoret më të mëdha të energjisë. Aktualisht, janë mbyllur rreth 1.500 subjekte të tilla prodhuese.

SHTETET
"Ne e dimë se ku shkon energjia tranzit, por nuk na intereson adresa e fundit. Të vetmen marrëveshje e kemi me Malin e Zi që është arritur kur shtetet kanë qenë bashkë, nuk kemi marrëveshje direkt me shtetet. Ai që e blen e shet ku të dojë. Energjia shkon gjithandejdhe sigurisht një pjesë shkon edhe në Shqipëri", tha Manasijeviç për Top Channel.

PRODHIMI
Ndërkohë, punët po shkojnë gjithnjë e më keq për prodhimin shqiptar të energjisë. Temperaturat e ulëta, që vijojnë prej ditësh kryesisht në
zonën veriore të vendit, kanë bërë të ulen prurjet në liqenin e Fierzës. Reshjet ishin në formën e borës, e cila nuk i rrit nivelet e baseneve, në rast se nuk ndodh rritje e temperaturës. Edhe ditën e shtunë, prurjet në këtë liqen kanë qenë të njëjta me një ditë më parë. Aktualisht, sipas KESH-it, niveli i ujit në basenin më të madh ujor energjetik është në 257 metra mbi nivelin e detit, një kuotë kjo e pazakontë për këtë periudhë të vitit, Po kështu, prurjet mesatare arrijnë në 40 metër kub ujë në sekondë. Ky nivel prurjesh ka vështirësuar prodhimin e energjisë elektrike gjatë kësaj periudhe.Importi i energjisë vijon të jetë i lartë, ndërkohë që rezervat hidrike janë pakësuar ndjeshëm.
KESH dhe CEZ gjatë gjithë këtyre ditëve kanë arritur të importojnë 12 milionë kilovatorë energji në ditë për të plotësuar nevojat e konsumatorëve,ndërsa prodhimivendas arrin në 14 milionë kilovatorë. Sipas KESH-it, sasia e prurjeve me40 metër kub në sekondë konsiderohet shumë e ulët në krahasim me prurjet e stinës së dimrit, dukshëm nën mesataren shumëvjeçare të regjistruarmë parë në vendin tonë. Problemi që del aktualisht përfurnizimin e vendit me energji elektrike është mosbllokimi I linjave të interkonienksionit, pasi një gjë e tillë do të zhvleftësonte çdo masë financiare tëmarrë nga qeveria për të përballuarsituatën. KESH tashmë ka arkëtuar 2 miliardë lekë tëreja, shifër që mundëson vijimin e importit edhe gjatë marsit, por linjat e huaja duhet të mbeten të lira.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë