Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, duket se do të surprizojë fansat shumë shpejt. Përmes rrjeteve sociale, bukuroshja ka paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re, e cila po mbahet surprizë.

“Kush është gati për këngën e re??!!! Është surprizë! Po vjen shumë shpejt”, ka shkruar Eni mbi fotografinë që publikoi.

Se çfarë ka përgatitur Eni për fansat e saj këtë herë, mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

eni
(Postimi i Eni Koçit)

d.c./shqiptarja.com