Rrëfimi i babait të Alma Arrazit: I kërkova të ndahej nga Erdgysi, por s’pranoi! E motra: Ditën e vetëvrasjes, pa bashkëshortin me të dashurën 18-vjeçare

Përkundër pretendimeve të familjes Arrazi, familjarët e Almës pretendojnë se dhuna ndaj saj ka qenë e pranishme në të gjitha format.

Për mediat, ata thanë se konfliktet nisën vite më parë kur Erdgysi kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore. Sapo e kishte marrë vesh Alma, lidhja ishte ndërprerë por së fundmi, Erdgysi ishte lidhur me një 18-vjeçare. Kulmi i mosmarrëveshjeve kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit të saj, kishte gjetur videot me vajzën.

Babai i Almës tregon se i kishte kërkuar së bijës ta linte bashkëshortin, por ajo nuk kishte pranuar për shkak të parimeve. shpesh bashkëshorti bëhej agresiv, duke kërkuar edhe që t’i mbante ai fëmijët.

Genta Bushati thotë se motra e saj kishte përjetuar stres të fortë nga tradhtia. Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.

Familjarët thonë se për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij, madje edhe kunata me të cilën ndodheshin në lokal.

Në një bisedë që ka pasur me Gentën, ajo i  ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Ergys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. gjë që dyshohet të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës.

M.Q./N.Xh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE

Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE