Erdogan të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë

Erdogan të enjten në Tiranë, do të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë

Xhamia e Namazgjasë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet që ditën e enjte të vizitojë Shqipërinë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Rama dhe gjithashtu do të inagurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

Gjithashtu nga fotot e shkrepura te xhamia kanë filluar përgatitjet e para.  Përpara xhamisë janë vendosur flamuj turk dhe shqiptarë.

Xhamia e Namazgjasë nuk do të drejtohet nga një hoxhë shqiptar, por nga një hoxhë turk. Madje në një postim në rrjetet sociale Imami turk Enes Bastur ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

Xhamia e Namazgjasë është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Ajo duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të këndohej ezani i parë që në vitin 2018, dy vite pas nisjes së punimeve po kjo nuk u realizua. Sërish në vitin 2022 u diskutua që xhamia më e madhe në Ballkan të hapte dyert për besimtarët, pasi të inaugurohej nga presidenti turk Erdogan, por as këtë vit nuk u hap.

Xhamia ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 08/10/2024 15:49

    Çfare do te thote Turqia emeron imam turk? Imamet i cakton KMSh. Pse nuk kerkoni sqarim nga KMSh?

    Përgjigju
  • Altin: 08/10/2024 14:51

    Se mos hapni ndonje fabrike ku te punojne mileti, Zotit po te duam i falemi dhe nga aneksi i kuzhines apo ballkoni .

    Përgjigju
  • Ishalla: 08/10/2024 13:38

    Mirë se vini zoti president pacsit këmbën e mbarë. Qentë le të lehin.

    Përgjigju
  • Jejms: 08/10/2024 11:12

    Epo mire se dhe pellazget mysliman ishin

    Përgjigju
  • John: 08/10/2024 10:09

    Hajde turp hajde. Madje eshte pak te thuash turp, ky eshte krim kombetar. Ketej nje grek, ketej nje turk, ketej nje italian, edhe nje shtet bektashi, cfare eshte ky tmerr per Shqiperine? Mjere shqiptarët.

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 08/10/2024 08:43

    Duhet ta "marrim me te mira" pseudo-"vellain turk" nga Anadolli, spse e zemeruam shume me Pavaresine!

    Përgjigju
  • B"3: 08/10/2024 06:33

    Pastaj s'ka me justifikime për lutje ne shesh, se u bëmë gazi botes jo për gjë. Injoranca problem sh i madh i popullit tonë. A ka akoma shqiptare që e dîne se si turku ju konvertoi me dhune ne myslimane??? A e dini ku kemi qenë para pushtimit otoman dhe ku jemi sot?

    Përgjigju
    • TT7: 08/10/2024 12:44

      Perpara shpellare, e tani injorante si puna jote.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok