Nuk hyj tek adhuruesit e presidentit Erdogan. Ndoshta në shtypin shqiptar dhe ndërkombëtar jam zëri më kritik kundër tij. Nuk jam dakord me asgjë politike të tij, me autoritarizmin, dërrmimin e republikanizmit në Turqi, luftën e hapur ndaj elitave intelektuale, dominimin me Anadollin përmes votës së fshehtë të islamit politik, dhe natyrisht korrupsionit institucional që mbartet tek rrethi i ngushtë i biznesit të tij, si dhe disa tolerime politike që i janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri kërkesave të tij.

Është po aq e vërtetë, se ai po synon të rrisë influencën e tij në Ballkan, në Shqipëri, në Maqedoni, në Serbi dhe Kosovë. Biles në vendet sllave si Serbia, edhe me më shumë para. Ky është objektivi i tij. Por përpjekja më e fundit e opozitës shqiptare, që të paraqesë erdoganizmin si rrezik për integrimin në Europë, është qesharake.

Nga sulmet e fundit të shtypit të opozitës dhe politikanëve të saj, duket se Erdogani po dublon imazhin e drogës në Shqipëri. Pasi e kriminalizuan Shqipërinë sikur të ishte “Kolumbia” e Europës, pasi nuk hoqën për 24 orë nga goja fjalët “drogë” dhe “kriminelë”, tashmë kur Europa po jep sinjale pozitive për negociatat, duket se opozita shqiptare po hedh bombën e fundit tymuese që i ka mbetur. Dhe kjo është “Republika erdoganiste e Shqipërisë”.

Shkrime anonime të Sali Berishës dhe rrethit të njerëzve të tij, po përpiqen të krijojnë idenë e një kolonie turke në Shqipëri, e cila këtë javë po zëvendëson “koloninë kolumbiane të drogës”. Dështimi i skenarit me Babalen dhe dështimi i frymës së protestës së opozitës, duket se i ka krijuar opozitës një ide të re të rrezikshme për vendin, që është baltosja si “Republikë erdoganiste”.

E pashë dhe intervistën e Edi Ramës tek Francë 24, kur përpiqet të justifikojë investimet e pavërteta turke të deklaruara nga Erdogani në Shqipëri, në rreth 3 miliardë euro. Duket se dhe ai është i kompleksuar nga kjo gënjeshtër.

E vërteta është se Shqipëria e Sali Berishës i dha Erdoganit, bile rrethit familjar të tij, Telekomin dhe hidrocentralet më të rëndësishme të Shqipërisë pa asnjë para, duke shkëmbyer ndere “TVSH”-je për të dhe familjen e  tij, përfshi dhe xhaminë osmane në qendër të Tiranës, e cila zëvendësoi projektin modern të Edi Ramës pranë Bibliotekës Kombëtare, por nuk mendoj se problemi i investimeve turke qëndron këtu. I vetmi problem real me investimet turke në Shqipëri, është që ato duhet të vijnë si investime konkurrente të një tregu të lire, dhe jo si klientelë e Erdoganit, siç i ka sjellë Berisha.

Për të tjerat nuk ka asnjë problem. Por ideja se tani propogandimi i një “Republike erdoganiste” në Perëndim do na pengojë negociatat, është banale. Aq më tepër që kjo bëhet nga një parti politike, që e ka ulur këmbëkryq në mënyrë korruptive dhe klienteliste Erdoganin në Tiranë. Ideja se “republik