Ermal Mamaqi flet për zënkat me Amin dhe zgjerimin e familjes: Nuk do bëjmë as çun as gocë, kemi kredi

Ermal Mamaqi flet për zënkat me Amin dhe zgjerimin e familjes: Nuk do bëjmë as çun as gocë, kemi kredi

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë prindër të dy fëmijëve dhe po planifikojnë të zgjerojnë familjen, por jo me një tjetër bebe.

Për momentin po planifikojnë të marrin vetëm një qen, por këtë nuk dihet nëse e tha për të kaluar situatën apo po e mendojnë seriozisht. Në një intervistë të fundit “Në Kurthin e Piter Panit”, një prej vogëlushëve e pyeti nëse do e bëjnë bebin nr.3 dhe Ermali iu përgjigj me humor: “Ne tani do bëjmë një qen. Nuk do bëjmë as çun as gocë se kemi kredi.”

Ndonëse nuk është në planet e tyre, Ermali tha se do të donte edhe një djalë tjetër. Sa i përket zënkave me Amin, ai u shpreh se nuk ndodh që të ketë të bërtitura në shtëpi por grindjet janë kryesisht për fëmijët.

“Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë”,– tha Ermali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

  Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës

 Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës