Debati në distancë në lidhje me deklaratat e aktores Eva Alikaj në Report Tv për Ermal Mamaqi vazhdon. Së fundmi për herë të parë, përmes një mesazhi të ‘koduar’, i është përgjigjur vetë Mamaqi.

"Miqtë e mi, askush nuk do t’ju dojë afër nëse nuk dini të silleni dhe t’i respektoni njerëzit. Njerëzit me vlera duan pranë tyre njerëz të tjerë me vlera", nënvizon Mamaqi duke publikuar edhe një shprehje në Facebook.

Kujtojmë se disa ditë më parë aktorja e mirënjohur Eva Alikaj në një intervistë për gazetarin Ermal Qorri në Report Tv solli disa ngjarje jo të këndshme për të.

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai”- tha ajo në një intervistë për Ermal Qorrin në Report TV.