Ermal Mamaqi kthehet sërish atje ku filloi rrugëtimin si pjesë e grupit shumë të pëlqyer “SHBLSH” bashkë me Julian Dedën dhe Gent Zenelajn. Pas shumë vitesh ai do të rikthehet në “Portokalli” por këtë herë si i ftuar.

Ka qenë Rezart Veleshnja ai q ka publikuar një video në Instagram në të cilin zbulonte se Ermali do të ngjitet në skenën e “Portokallisë” këtë të diel.

“Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do ta ndriçojë skenën këtë javë”, shkruan aktori i humorit.

https://www.instagram.com/p/BvWRubPFE2b/?utm_source=ig_web_copy_link