Euro 2024/ Klubi zyrtarizon ftesën e tretë, Sylvinho merr në Kombëtare sulmuesin 23-vjeçar

Euro 2024/ Klubi zyrtarizon ftesën e tretë, Sylvinho merr në Kombëtare sulmuesin 23-vjeçar

Kombëtarja

Ernest Muçi është emri i tretë që ka marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024. Ka qenë klubi i tij, Besiktasi, që ka zyrtarizuar sulmuesin 23-vjeçar si pjesë të Shqipërisë.

faqen zyrtare, klubi ka Stambolli ka treguar listën e lojtarëve që janë të grumbulluar nga kombëtaret e tyre, mes tyre edhe Muçin. Veç Brojës dhe Asanit që kanë ditë në Tiranë, Muçi bëhet lojtari i tretë që ka ftesën e sigurt.

Veç tyre, edhe Gjasula duket se do jetë pjesë e grumbullimit fillestar që Sylvinho do bëjë për dy miqësoret e qershorit kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit, para se më 7 qershor të dorëzojë në UEFA listën finale me maksimumi 26 emrat që do përballen në Gjermani për Grupin B të Euro 2024 kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

Nesër (e hënë), në orën 16:00 trajneri Sylvinho do publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Europiani shton pijedashësit! Pensionisti një jetë kuqezi: Pi me shokët të heq emocionet

Europiani shton pijedashësit! Pensionisti një jetë kuqezi: Pi me shokët të heq emocionet