Tom Doshi në hetim pas konfliktit me dy vëllezërit në Velipojë, debatet për pronën që nga viti 2009

Tom Doshi në hetim pas konfliktit me dy vëllezërit në Velipojë, debatet për pronën që nga viti 2009

Tom Doshi

Biznesmeni dhe ish-deputeti Tom Doshi është vënë në hetim në gjendje të lirë pas një kallëzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti të Tom Doshit me dy vëllezërit Molla, 65  dhe 58 vjeç, për një çështje prone. Ka qenë vetë Prek Molla që ka denoncuar në policinë e Velipojës për konfliktin me Tom Doshin.

Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike, ndërsa konflikti vijon prej shumë vitesh në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku të dyja palët kanë pretendime për pronësinë.

Kjo histori për pretendimin e pronësisë daton prej vitit 2009, kur banorët asaj kohe kanë protestuar për pretendimet që kishin për zaptimin e pronave në Velipojë. Konflikte pronësie në këtë zonë ka pasur herë

Tom Doshi, po hetohet për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 15 qershorit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë