Euro 2024/ Rumania bën surprizën në Munich, 'shkërmoq' 3-0 Ukrainën në Grupin E

Euro 2024/ Rumania bën surprizën në Munich, 'shkërmoq' 3-0 Ukrainën në Grupin E

Moment nga ndeshja

Munich, Gjermani - Dita e katërt e Euro 2024 nisi me surpriza në Munich, me Rumaninë që mposhti pastër 3-0 Ukrainën në Grupin E. Skuadra e Iordanescut ishte më e saktë në fushë dhe siguroi tri pikë që në fund mund të rezultojnë me vlerë për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të nga Stanciu, i cili shënoi një supergol nga jashtë zone, kjo edhe falë gabimit të portierit të Real Madrid, Lunin. Ndërkohë që pritej reagimi i Ukrainës, Rumania në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë me Marin dhe Dragus, për të futur kështu në "kasafortë" tri pikët e para në ndeshjen debutuese të Euro 2024. Rumania ndeshjen e ardhshme do ta luajë të shtunën ndaj Belgjikës, ndërsa Ukraina të premten do të përballet me Sllovakinë.

Sot në orën 18:00 po për këtë grup luhet Belgjikë - Sllovaki në stadiumin e Frankfurtit, ndërsa e hëna sportive mbyllet në orën 21:00 me Austi - Francë, duel që zhvillohet në Dusseldorf dhe vlen për Grupin D.

Renditja e Grupit E

Notat e ndeshjes

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aha: 17/06/2024 18:33

    mizoret ... nuke lane te fitonte , sic ndodh dhe ne eurovision ose kudo. te pashpirte rumunet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i pronave në Himarë, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros për lirim nga qelia

Tjetërsimi i pronave në Himarë, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Jorgo Goros për lirim nga qelia