Euro 2024/ Tifozët e Kombëtares parakalojnë autobusin e Serbisë, i tregojnë simbolet kuqezi (VIDEO)

Atmosfera që tifozët e Kombëtares kanë dhuruar në Gjermani gjatë Euro 2024 ka qenë fantastike, teksa në ndeshjen kundër Italisë në stadiumin e Dortmundit ishin më shumë se 50 mijë zemra kuqezi.

Paçka humbjes 2-1 me Italinë, mbështetësit nuk e ndalën festën dhe këngën. Që shqiptarët kanë vërshuar në Gjermani, kjo dihet, teksa në një video të shpërndarë në kanalet e komunikimit, disa prej tyre kanë parakaluar edhe autobusin e kombëtares serbe dhe i kanë treguar flamurin dhe simbolet kuqezi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 11 korrik?

Ylli Pata: Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 11 korrik?