Monedha evropiane ka thelluar zhvlerësimin ndaj lekut këtë javë dhe po këmbehet me 95.3 lekë. Banka e Shqipërisë thotë se shkaqet janë tek volumi i lartë i valutës në treg prej turizmit, investimeve të huaja dhe remitancave. Kjo tkurrje po vijon të ndikojë negativisht tek eksportet dhe nga ana tjetër po favorizon importuesit.
Euro ka rënë në nivelin më të ulët historik të saj. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë të merkure, një euro është këmbyer me mesatarisht 95.32 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Në raport me vjet, zhvlerësimi është rreth 3% dhe sipas Bankës së Shqipërisë ky dobësim lidhet me fluksin e lartë të valutës në treg, ndikuar nga turizmi, remitancat apo investimet e huaja.
Të dhënat tregojnë një forcim të vazhdueshëm të monedhës shqiptare. Nëse më 20 maj 2021, një euro vlente 123.04 lekë, sot ajo është zhvlerësuar me 27.7 lekë.
Gjasat janë që zhvlerësimi i euros të mos ndalë, pasi me afrimin e sezonit turistik, pritet që presionet mbi kursin të vijojnë, duke mbajtur euron në nivele të ulëta historike edhe në muajt në vijim.
Forcimi i lekut ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi. Nga njëra anë, ai ul koston e importeve dhe favorizon qytetarët apo bizneset që kryejnë pagesa në euro. Nga ana tjetër, zhvlerësimi i euros shton presionin mbi eksportuesit, industrinë e turizmit dhe familjet që marrin të ardhura në monedhën evropiane.
Për të mbajtur nën kontroll kursin euro-lekë, banka qendrore ka ndërhyrë vazhdimisht vjet duke blerë rreth 1 miliardë euro në treg, pikërisht për të zbutur rënien e saj, çka tregon se pa këto ndërhyrje, zhvlerësimi mund të ishte edhe më i thellë.
KËMBIMI EURO-LEKË
20 maj 2021 1 €/123.04 lekë
20 maj 2022 1 €/ 119.96 lekë
20 maj 2023 1 €/ 111.13 lekë
20 maj 2024 1 €/ 100.41 lekë
20 maj 2025 1 €/ 98.11 lekë
20 maj 2026 1 €/ 95.32 lekë
Në rënie është edhe dollari amerikan. Pas një forcimi të lehtë në muajin mars për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ai këmbehet me 82.23 lekë nga 88 lekë që ishte vjet.
Komente











Ky genc sejko e ka mendjen te boj skema mikrokredie. Nuk i rruhet hic per kursin e kembimit. Do kujtohet si guvernator i mikrokredive
PërgjigjuBanka vazhdon me komente "klishe" ! Pse nuk jepen shifra qe edhe publiku te dije dhe te gjykoje ? PER SHEMBULL,sa ishte volumi i remitancave ne 6 mujorin Tetor 25 - Prill 26,krahasuar edhe me nje gjashtemujor me pare ?? Sa eshte ky volum ne krahasim me qarkullimin e monedhes Eur'o,ne vend,etj.,etj.,..... Vetem tek ne ka paradokse te tilla qe Leku forcohet dhe cmimet e produkteve te importit ne treg shtrenjtohen !? Nuk ka ekonomist qe ta spjegoje ?? tatim Taksat ne gjume te thelle ! Tironci
PërgjigjuRemitanca dhe turizmi (9-10 bill€) do ta beje te mundur edhe ne 93-94 LEK<-> 1€ pra bie deri 93 pike ! Sepse ka fluturime turizem me dy Aeroporte dhe me nje turizem dhe rimitanca marramendese 3 milion shqiptar emigrant nga ku 37% ne 1 nga 27 vende te EU! Pra cdo vit remitanca dhe investime nga diaspora 3-5 billion € dhe nga tirizmi (2026 pritet 17 mil turist pasi lindja mesme doli jashte loje) pra 2026 mendohet te futen 9-11 billion€ ne Shqipëri vetem nga turizmi! Kjo nuk eshte pak ! GDP totale pritet per 2026 diku tek 36billion€
PërgjigjuJo more mik se me narkotik vetem humb populli! Sot turizmi eshte shume shume fitimmadh! Droga lufta opiumit ka qene dikur leku perfundon ne Banka jo tek popujt ! Pra 0.5-1.5% janë narkotiket pjesa tjeter janë turizem dhe zinxhiri turistik!
Qeke lodh kot or turzimu i leshi, DROGa Dhe KORRUPisoni pastrimi i parave or mik vllai
Prej drogës dhe korrupsionit hiç
Përgjigju