Eurodeputetët: Të hiqen Policia dhe barrikadat nga veriu i Kosovës, duhet urgjentisht një zgjidhje

Eurodeputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të tërheqin mbrapsht të gjitha forcat e Policisë dhe ato ushtarake si dhe barrikadat e vendosura me mjete të rënda në pikë kalimet kufitare mes dy vendeve, në Jarinjë dhe Bërnjak.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për tensionet e fundit në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak. Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve”, thuhet në deklaratën e Komisionit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.

Eurodeputetët kanë kërkuar që t’i jepet fund retorika nxitëse dhe provokimeve dhe një normalizim të situatës.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së dhe partnerëve të saj që të vazhdojnë të punojnë për zvogëlimin e krizës dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës të përdorin platformën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, përfshirë ato që lidhen me lirinë e lëvizjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët të eurodeputetëve.

Në deklaratat e eurodeputetëve thuhet se “normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është parakusht për pranimin në BE të të dyja vendeve, dhe është gjithashtu thelbësor për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë”.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi se të dyja palët duhet ta gjejnë një zgjidhje paqësore për situatën.

“Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë urgjentisht një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme, në mënyrë që të garantohet siguria dhe mbrojtja e të gjithë qytetarëve”, shkroi Viola von Cramon në në Twitter.

 


Lajmi kryesor:

Reciprociteti i targave, Kosova dhe Serbia takohen të mërkurën në Bruksel! 9 ditë protesta në Jarinjë dhe Bërnjak! Eurodeputetët: Të hiqen Policia dhe barrikadat


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?



×

Lajmi i fundit

John

Dëshmitë e rralla në librin e autorit italian për ngjarjet e Luftës së Parë Botërore: Historia e Shqipërisë dhe roli i saj në vorbullën e luftës