/ATSH-AFP/. - Napoli, qe barazoi te enjten ne mbremje me Wolfsburg 2-2, eshte kualifikuar per ne gjysmefinalen e Europa League pas 26 vjetesh, qe nga viti 1989, kur kishte fituar Kupen UEFA me Diego Maradonën.
Napoli u konfirmua qe para nje jave kur fitoi ndeshjen e pare ne Gjermani 4-1, nderkohe qe ne kampionatin e Italise nuk jane veçse 5 pike larg zones se Liges se Kampioneve. Wolfsburg, i dyti ne Bundeslige me shtate pike para Leverkusen dhe Mönchengladbach, do te luaje kete sezon ne C1.
Trajneri i Napolit, Rafael Benitez, i cili perflitet per nje kalim te mundshem tek Paris SG ose Manchester City, i zgjidhi me mjeshteri taktike te dy ndeshjet çerekfinale, duke arritur ta kualifikoje ekipin ne gjysmefinale.
Benitez tashme ka vetem dy ndeshje per të shkuar ne nje finale tjeter te C3, pas atyre qe ka fituar ne 2004 me Valencian dhe 2013 me Celsin.