Evazioni, si u shpërndanë lekët 
e ARMO brenda familjes Taçi

Evazioni, si u shpërndanë lekët <br />e ARMO brenda familjes Taçi
TIRANE-  Paratë që Rezart dhe Anika Taçi morën nga shitja e kompanisë ARMO kanë kaluar, sipas dokumentit të Antikrimit Ekonomik, menjëherë në duar të ndryshme të gjithë familjarëve të tij, për të kryer evazionin fiskal apo për  t’i fshehur ato.
 
Në dokument raportohet se në kohën kur është kryer shitja  familjarët njëkohësisht kanë përfituar dhe kanë tërhequr nga llogaritë e tyre bankare shifra të mëdha në euro, me justifikimin se do të blinin prona të patundshme çka nuk ka rezultuar e vërtetë.

Kjo është kryer nëpërmjet rrugëve të ndërlikuara, por që kanë lënë gjurmë në sistemet bankare dhe janë gjurmuar nga organet hetimore të shtetit. Po kështu është përdorur për këtë qëllim edhe një sigurim për “humbje malli”, ku në lojë janë futur subjekte ndërkombëtare, të cilat gjithashtu janë nën hetim. E gjithë kjo skemë ka patur si qëllim shmangien e detyrimeve, pas blerjes së kompanisë së naftës për shumën 50 milionë euro nga ana e një kompanie jo shumë të njohur, të regjistruar në Virxhin Island, por pas së cilës duket se kanë qenë subjekte të caktuara nga Azerbajxhani.
 
Çështja ngrihet tani se në rrugë të ndryshme, ky grup  biznesi ka “hedhur valle” nën hundën e shtetit për vite me rradhë, madje duke e trajtuar si një “investitor strategjik”.
 
Në fakt, ai ka kryer veprime dhe transaksione, që vetëm po të mos doje nuk e shihje që ishin  të dyshimta. Sipas dosjes së përgatitur, del se ndër veprimet e tij përfshihen mosdeklarimi i shitjeve pranë organeve tatimore, mosshlyerje e detyrimeve tatimore dhe gjobave, çka ka të bëjë me evazionin fiskal.

Edhe krijimi i disa kompanive me të njëjtin objekt aktiviteti, të angazhuara në transaksione financiare  ndërmjet tyre, tregon se ka shumë mundësi të jetë bërë me qëllim mashtrimin me TVSH-në dhe fshehjen e të ardhurave. Por, ndër transaksionet, përfshihen edhe ato që mund të kenë të bëjnë me pastrime parash: transaksione të dyshimta dhe xhirim i shpejtë parash në vlera të larta, për të cilat nuk ekzistojnë dokumentat bankare apo kontratat noteriale që të justifikojnë qëllimin e përdorimit të fondeve dhe destinacionin e tyre pas tërheqjes. Po kështu, një deklaratë për humbje produkti me vlerë totale 28.4 milionë dollarë ngjall shumë dyshime të tjera.
 
Bindja është që, sëbashku edhe me punonjës të tatimeve dhe me persona të tjerë, shtetas shqiptarë apo të huaj, grupi pranë Taçit ka kryer veprime të kundraligjshme, që përbëjnë elementë të veprave penale si evazion fiskal apo mashtrim financiar, përfshirë edhe falsifikimin e dokumentave.
 
GODITJA
Tani grupi i tij rrezikon seriozisht të goditet përfundimisht nga një shtet, të cilin ai e solli vërdallë për vite me rradhë. Kjo lëvizje do të duhej të pasohej me të tjera, që, jo vetëm të merrnin në shqyrtim pasurimin e pashpjegueshëm të disa bizneseve të lidhura me qeveritarët, por edhe të rikuperonin paratë që ata i detyrohen shtetit, të cilit iu krijua një gropë e zezë nga keqmenaxhimi i mëparshëm

KRYETATIMORJA: CESHTJA NEN HETIM
Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, e pyetur nga Shqiptarja.com dje ka deklaruar se “Çështja është ende nën hetim dhe nuk mund
të prononcohemi për detyrimin që ka Taçi”

KALLZIMI PENAL PER FAMILJEN TAÇI
Drejtoria për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka dorëzuar më 19 dhjetor në Prokurori kallzimin penal ndaj biznesmenit të njohur Rezar Taçi dhe 5 pjesëtarë të familjes së tij.

Akuzat përfshijnë mosshlyerje detyrimesh, abuzim me TVSH-në, mashtrime prej miliona eurosh, pastrim parash, falsifikim dhe fshehje të ardhurash, vlera e të cilës dyshohet se shkon në 25 milionë euro.

Por dhjetra proceset e mëparshme gjyqësore të tij janë krahasuar me këto formulime akuzash formuluara paraprakisht nga Tatim-dhe Antikrimi Ekonomik në Policinë e të cilat kanë kallëzuar penalisht në Task-Forcë të Prokurorisë së Tiranës.

Në Task-Forcë të Prokurorisë së Tiranës janë paditur penalisht edhe nëna, babai, gruaja, motra dhe nipi i Rezar Taçit, Irgen Selfo, i cili ka marrë në emrin e tij, kompaninë e re "IT Oil", pas shitjes së Taçi Oil.

Përveç 42-vjeçarit Rezar të kallëzuar penalisht janë edhe Anika 38 vjeçe, Mustafa Taçi, 80 vjeç, Drita Aliçka, 70 vjeçe, Irgen Selfo, 27 vjeç dhe shtetasi Arjanit Kolgega, 38 vjeç.Dosja është përgatitur nga Policia e Shtetit, e cila prej disa muajsh kishte nisur hetimet. 
LEXO ME SHUME: Evazion 25 mln euro, kallëzim penal për gjithë familjen Taçi

Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit