‘Faksimile’, arti sfidon vdekjen, ritakon atë e bir! Helidon Haliti ekspozitë me babain ‘postmortem’, 40 piktura dhe blloqe me poezi

Është një pikëtakimi, ku arti bëhet një nyje lidhëse mes dy botëve, mes atit dhe birit, poetit dhe piktorit... Ekspozita ‘Faksimile’ e sjell të realizuar ëndrrën e poetit Faslli Haliti, tri vjet larg nga ndarja nga jeta, për të qenë i pranishëm në një prej ekspozitave të Helidonit edhe si kurator.

“Në bisedat tona, para se ai të largohej fizikisht, luteshim që të bënim një ekspozitë së bashku”, thotë piktori Helidon Haliti.

Përbri 40 pikturave të ekspozuara këtë fillim jave në tri sallat e galerisë ‘Fab’, janë blloqet me shënime të poetit, shkruar në etapa të ndryshme të jetës së tij.

“Faksimilet nuk janë botuar më parë. Dhe brenda së gjithës, do të gjeni Helidonin, shqetësimet e sotme por edhe ato të së kaluarës”, thotë më tej artisti.

 Poezia dhe piktura dialogojnë, bashkohen në lirizëm, në figuracione që ati i sjell përmes penës dhe Helidoni në telajo...

“Në këtë rast pikturat nuk mund të shikohen në distancë, për vetë faktin se duhen lexuar në poezi”, shprehet Haliti.

Haliti siç rrëfen ka vendosur që edhe shqetësimet sociale, t’i sjellë ‘nudo’ në këtë ekspozitë... Si kjo klithmë poetike e të atit për gjysmë shekullin ‘e djegur’ të shqiptarëve në diktaturë...

“Im atë ishte ai që i thoshte troç shqetësimet sociale, përmend këtu vargjet për kohën e ’97-ës, por edhe poema “Dielli dhe rrëkerat” e diktaturës, si tek  shprehja ‘Në qiellin e kaltërt të socializmit, shtëpia ime pikon”, shton ai.

Lexohen gjithashtu në këtë ekspozitë ndjesitë e artistit,  që humbi të atin gjatë Covid-19, e që siç tregon, tenton ta rigjejë në përrallat e fëmijërisë, në mesazhet mes vargjeve, kujtime, e të vijojnë komunikimin në degëzime të artit, përmes pikturës e letërsisë...

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh