Ndonëse nuk ka dha kurrë llogari para drejtësisë për burimin e shumave marramëndëse të dollarëve që pagoi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, duket se vijon me avazin e vjetër, për të fituar akses përtej oqeanit, përmes kompanisë së kontraktuar për lobim “Sonoran Policy Group”.
Së fundmi, në deklarimet e fundit që kjo kompani ka bërë zyrtarisht në Departamentin Amerikan të Shtetit, dalin detaje të reja për sherbimet e ofruara ndaj Partisë Demokratike dhe qellimet e kësaj të fundit.
Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore në vend.
Nga deklarimet e kompanisë rezulton se në 19 Qershor të këtij viti, PD i ka paguar asaj, faturën e shërbimit prej 30.000 dollarësh.
Kujtojmë që në 10 mars të këtij viti, kur bota dhe Shqipëria po përballej me pandeminë e covid19, PD nënshkroi një tjetër kontratë me “Sonoran Policy Group”, sipas së cilës do t’i paguante kompanisë plot 60 mijë dollarë.
Shpenzimet e Bashës të dokumentuara
Klikoni linqet për materialet:
6399-Exhibit-AB-20200320-40
6399-Supplemental-Statement-20200730-7/ Lexo
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.6%
-
Keq
61.6%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1244
Lajme të tjera
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri
25 Prill, 13:38
-
4 akuza, Adriana Kalaja padit familjarisht Lulzim Bashën! Kallëzon në SPAK edhe Aurela Bashën e Erion Isufin
25 Prill, 13:28
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Reforma Zgjedhore/ Rithemelimi kërkon rikthimin e koalicioneve, lista të hapura të partive! Të kthehet marrëveshja e 5 qershorit, mbështesim votën e diasporës
25 Prill, 12:19
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
Kongresi amerikan miraton konfiskimin e aseteve ruse për Ukrainën! Basha: Përgëzime dhe mirënjohje ligjvënësve amerikanë
20 Prill, 22:23
-
Basha këshilltarëve bashkiakë të PD: Denonconi korrupsionin masiv me taksat e shqiptarëve në bashkitë e vendit
20 Prill, 13:06
-
‘Ministra të Pushkatuar!’ Rama: Drejtësia s'është më pushkë politike! Tregon motivin pse do një mandat të katërt qeverisës
20 Prill, 09:06
Hë mër kaçkavall. I nxorre lekët e durrës - kukës
PërgjigjuNgeli duke kopjuar edi ramen. Cbente edi ne 2013 po i ben basha tani. Por harron qe eshte film i pare dhe i dale boje .basha eshte thjesht nje kopjac dhe genjeshtar i dobet
PërgjigjuParet e popullit ka 30 vjet qe shkojn per lesh. Te vazhdoj se ketu ska drejtesi. Ta tall ate ****** sic ka ber perher.
Përgjigjuhajdutllik pa kufi............ Brenda dy muajve 2 vila nga oligarket qe Basha gjoja i shan. Ketu duhet te cohen te gjithe dhe sa me pare per te zhdukur njehere e mire keta hajdute ordinere qe kane marre peng shqiperine
Përgjigju