Lulzim Basha gënjen edhe për BBC: Asnjë polic i lënduar gjatë protestave

Lulzim Basha gënjen edhe për BBC: Asnjë polic i lënduar gjatë protestave

Lulzim Basha pas disa protestave që kanë nxjerrë Shqipërinë në mediat e huaja në flakë nga molotovi i militantëve të tij.

Në një intervistë të dhënë për BBC, ajo që bie në sy është që Basha, përballë gazetarit, ka gënjyer sy për sy pothuajse në të gjitha përgjigjet e dhëna. Ai ka deklaruar se gjatë protestave të opozitës, nuk ka mbetur i lënduar asnjë polic, ndërkohë që faktet thonë krejtësisht të kundërtën. Vetëm në protestën e 11 majit kanë mbetur të lënduar 15 efektivë të uniformave blu.

Më poshtë po ju sjellim faktet përballë mashtrimeve publike të Lulzim Bashës në BBC. Arsyet pse Basha gënjen dhe a gënjen njëlloj edhe në Tiranë, gjykojeni vetë. Ne po ju sjellim thjeshtë faktet përballë gënjeshtrave të Bashës:

Basha në BBC: Falë Zotit, as edhe një oficer i vetëm policie nuk lëndua.

Fakti 1: Në protestën e 11 majit janë plagosur 15 policë nga molotovi dhe sendet e forta (në protestat pararendëse poashtu ka patur efektivë të dëmtuar që janë dërguar në spital dhe bërë publike edhe nga ministi Lleshaj dhe mediat.

Basha në BBC: Padyshim (që e dënojmë dhunën)! Partia Demokratike ka bërë përherë thirrje për protesta jo të dhunshme, ajo është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna.

Fakti 2: Ndërkohë që Lulzim Basha mbante fjalim në bulevard në 11 maj, militantët e tij godisnin me Molotov, flakadanë, gur, kapsollë etj kryeministrinë dhe policinë.

Basha në BBC: Dy raste të investiguara nga prokuroria e antimafias kanë zbardhur mijra orë përgjime, dhe hetimet tregojnë se kryeministri dhe anëtarë të nivelit të lartë të qeverisë së tij kanë bashkëpunuar me bosat e krimit të organizuar për të vjedhur votat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Fakti 3: Nuk ka akoma asnjë përgjim zyrtar që konfirmon zyrtarisht përfshirjen e ndonjë zyrtari të lartë që në bashkëpunim me krimin blen vota. Aq me tepër që në këto përgjime të jetë i përfshirë vetë kryeministri.

Basha në BBC: Protesta vjen si pasojë e një krize të thellë politike në vend, pavarësisht nga raporti i “karamelizuar” i Komisionit Europian.

FAKTI 4: KE është institucioni që ka një rreptësi maksimale kur vjen puna tek ‘korrigjimi’ i provimeve të shteteve në përmbushjen e kushteve. Dhe KE, që vitin që shkoi është shprehur prerazi që Shqipëria dhe Maqedonia e veriut i kanë plotësuar të gjitha kushtet për çeljen e negociatave.

Basha në BBC: Fatkeqësisht, është pothuajse vendosur shtyrja e negociatave. Vendet anëtare kanë arritur në përfundimin se përparimi i Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve të BE për hapjen e negociatave, është i pamjaftueshme.

Fakti 5: Akoma nuk ka një vendim për negociatat dhe ato varen nga vendet anëtare dhe politikat e tyre të brendshme ku ekstremistët po rriten ndjeshëm dhe janë kundër zgjerimit të BE-së. Pra, nuk ka të bëjë fare në janë plotësuar apo jo kushtet nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, por ekstremistët janë kundër BE-së në koncept.
 

Intervista e plotë:

BBC WORLD: Gjatë 3 muajve të fundit në Shqipëri janë zhvilluar protesta antiqeveritare, me protestues që bëjnë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ka patur edhe dhunë fundjavën e shkuar, ku mijëra protestues, që mbështesin PD në opozitë, dolën në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Zyrat e kryeministrit u goditën me bomba benzine, duke nxitur thirrjet për qetësi të disa vendeve të BE-së dhe SHBA. Në krye të këtyre protestave është lideri i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, i cili ka shërbyer si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Brendshëm në qeveritë e mëparshme të drejtuara nga PD. Unë e nisa bisedën me të duke e pyetur, nëse e dënon dhunën e ndodhur.

LULZIM BASHA: Absolutisht. PD ka bërë gjithmonë thirrje për protesta jo të dhunshme. Është distancuar dhe do të distancohet gjithmonë nga dhuna. Megjithatë, duhet kuptuar se dhuna e izoluar që, falë Zotit, nuk shkaktoi viktima – asnjë person i vetëm nuk u plagos, asnjë polic nuk u lëndua – është shprehje e zemërimit në rritje. Këto protesta janë pasojë e një krize që ka shpërthyer me të gjithë fuqinë gjatë 4 muajve të fundit: krizë kushtetuese, krizë politike dhe pasojat e saj ekonomike e sociale.

BBC WORLD: Çfarë duhet tē ndodhē me ata që janë përgjegjës për dhunën?

LULZIM BASHA: Siç e thashë, falë Zotit, asnjë polic i vetëm nuk u lëndua. Por numri 3 i PD-së u dhunua brutalisht dhe dhunshëm nga policia. Media ishte në gjendje ta filmonte këtë episod dhe ta transmetonte live. Në vend që këta policë të përballen me përgjegjësitë e tyre, sipas ligjit, ata janë marrë personalisht nën mbrojtje nga kryeminstri.

BBC WORLD: Qeveria i mohon akuzat tuaja, por nē njē kēndvēshtrim mē tē gjerē, ju keni qenë vetë në qeveri dhe tani jeni në opozitë. Ju e dini se akuzat për korrupsion bēhen sa nga njēra palē dhe nga pala tjetēr. Akuzat nga opozita, kushdo qoftë ajo, mohohen nga qeveria kushdo qoftë ajo. Kjo është pjesë e politikës në vendin tuaj, apo jo?

LULZIM BASHA: Ky nuk është rasti tani.

BBC WORLD: Pse është ndryshe tani?

LULZIM BASHA: Dy raste të hetimit nga prokurorēt antimafia kanë zbuluar mijëra orë përgjime, që tregojnë se kryeministri dhe zyrtarë të lartë të qeverisë bashkëpunojnë me bosët e krimit të organizuar për vjedhjen e zgjedhjeve të vtiit 2017. Disa nga këto përgjime janë publikuar nga Zëri i Amerikës dhe dy ditë më parë nga gazeta më e madhe gjermane Bild. Nuk ka absolutisht asnjë veprim në lidhje me këto akuza. Asnjë politikan nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje dhe politikanët e përfshirë jo vetëm nuk janë ndëshkuar, por janë promovuar dhe janë mbrojtur nga kryeministri.

BBC WORLD: Ta shohim në një panoramë më të gjerë. Këtë qershor Shqipëria pret një përgjigje nga BE, nëse do të nisin negociatat për anëtarësim. Sa dēm mund t’i shkaktojē procesit e gjithē kjo?

LULZIM BASHA: Protestat janë pasojë e krizës së thellë politike në vend. Kēshtu qē, pavarësisht, raporteve të sheqerosura…

BBC WORLD: Çfarë do të thotë të sheqerosura ?

LULZIM BASHA: Shumë larg realitetit.

BBC WORLD: Për çfarë arsye?

LULZIM BASHA: Shqipëria duhet t’i bashkohet Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të hapë negociatat e anëtarësimit. Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë, për vlerat europiane, por Shqipëria nuk mund t’i bashkohet BE-së me gënjeshtra, me fabrikime, me zgjedhje të vjedhura, me bashkëpunim me krimin e organizuar, me korrupsionin në nivelet më të larta të këtyre 29 viteve, me pandëshkueshmërinë e njerëzve me pushtet.

BBC WORLD: Pra, çfarë duhet të thotë dhe tē bējē BE në takimin e qershorit sipas jush?

LULZIM BASHA: Mendoj se në kētë pikë gjërat janë shumë të qarta. Bashkimi Europian është ekstremisht i shqetësuar se realiteti në terren është shumë larg nga përshkrimet e burokratëve në Bruksel. Kjo duhet të jetë edhe një këmbanë alarmi për vetē institucionet e Bashkimit Europian, që t’i japin fund gjuhës së drunjtë se “shumë është bërë, por nevojitet dhe shumë për të bërë” dhe të përqendrohen nē problemet e vērteta, me tē cilat pērballen vendi.

BBC WORLD: Por kjo muhd të çonte në një shtyrje të asaj çfarë planifikon BE. A nuk do të sillte shtyrja një dëm të madh për vendin?

LULZIM BASHA: Për fat të keq, shtyrja, pak a shumë është vendosur. Vende anëtare kanë dalë në përfundimin se progresi i Shqipërisë drejt përmbushjes së kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i pamjaftueshëm. Pyetja shtrohet: çfarë vjen pas kësaj? Problemi më i madh është sesi të kapërcehet kjo krizë e thellë, e cila tani po shpërthen me zemërim nëpër rrugë dhe sheshe./Lexo.al

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E**A**: 20/05/2019 11:12

    Të shkosh në Uk me Mediun me vete për të denocuar padrejtësitë. Kulmi.

    Përgjigju
  • Riku: 20/05/2019 03:05

    MIRE OPOZITARE POLITIKANE NGA NJERA ANE RILINDJADJE DHE NGA ANA TJETER TE GJITHA PARTITE PERVEC GJINUSHT POR OPOZITARE JANE POLICIA E POLITIZUAR DHE POLICIJA E PA LIGJERUAR E OPOZITES SI PO DUKET TE DY POLICITE DO NDESHEN NJERA ME TJETREN NJERA ME BOMBA L H L DHE TJETRA ME BOMBA MOLOTOV TE DYA JANE TE PA LIGJESHME POR MBROJNE EKZISTENCEN E SHEFAVET TE TYRE

    Përgjigju
  • Lule: 20/05/2019 02:33

    Sa turp. Nuk ka ky asnje keshilltar a familjar t'i tregoje se sot ka media, tv, internet dhe nuk mund te genjesh sy mecsy? Se mire qe nuk i paskan thene kurre qe nuk eshte mire te genjesh. Mendo cfare ben per gjera qe nuk i shohim

    Përgjigju
  • Rrota: 19/05/2019 23:33

    Ska pas burra shteti shqiperia asnjehere...... do behet kyi.... kta jan vetem perfitusa.... mjer ne si popull .....

    Përgjigju
  • Ilir: 19/05/2019 22:19

    Ceshte ky langaraq...!?

    Përgjigju
  • Shkodra: 19/05/2019 20:46

    Qofte je Mr Basha

    Përgjigju
  • emigranti: 19/05/2019 20:35

    Nje nga tradhetaret me te medhenj te popullit shqipetar.As ty dhe as familjen tende nuk do ta shpetoj nga burgu pashaporta Hollandeze sepse nuk ke vjedhur vetem por edhe vrare te pafajshem dhe ke shitur interesat kombetare ne favor te lobit Serbo-Rus.Je i damkosur me vulen e tradhetarit per te cilen do te pergjigjesh nje dite

    Përgjigju
  • tini: 19/05/2019 20:34

    Nuk u lodha or Lul duke genjyer

    Përgjigju
  • Tropojani: 19/05/2019 20:29

    Me duket se po' ndrysho mendje per protesten e 25 majit me cfar po' shikoj e more cekun nga Rama, popullin e le ne burgje dhe rrugeve

    Përgjigju
  • Para Laci: 19/05/2019 20:19

    Po' sa genjen dhe ti qe je ne opozite, po' kur te jesh ne pozite cfar do thuash? Apo si gjithmone populli e han,jeni bere i pabesuesh se shum shpejt ndeyshon mendime dhe popullin e len ne balte, o ec prepara e nxerrja tymin si burrat ose bej dorheqjen mos u tall me elektoratin

    Përgjigju
  • RAKO I PETROS E FANIJES: 19/05/2019 20:10

    O lyl o dyrdyl po ti kur gënjen as skuqesh e as nxihesh. Ti je i pa par për të gënjyer ti për gënjeshtra do zie vëndin e par në Bot. Sukssese o lyl .

    Përgjigju
  • Hinglateri: 19/05/2019 19:58

    Halabak gjithe kane diarrene mga by... ke ka nga goja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut