Mijëra njerëz të penalizuar për ndërtimet pa leje në fshat, nuk do të paguajnë gjobë. Fshirja e detyrimeve prek edhe të penalizuarit në muajt e pandemisë.
Gjobat e vendosura përgjatë 10 viteve të fundit për njerëzit që kanë ndërtuar ose kanë bërë punime në banesa pa lejen përkatëse janë fshirë.
Në Fletoren Zyrtare është botuar ligji që shfuqizon penalitetet e paekzekutuara deri më tani, nga autoritetet për periudhën nga data 1 janar 2015 deri më 30 Nëntor 2024.
Ligji hyn në fuqi në 16 janar dhe përfitues janë individët që kanë ndërhyrë pa leje paraprake, në ndërtime për qëllime banimi, në objekte magazinimi, përpunimi, dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale.
Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe individët, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë.
Në bazë të llogaritje së bërë, vlera totale kap një shifër prej 2.5 miliard leke.
Falja e gjobave erdhi si propozimi i 35 deputetëve socialistë, të cilët kërkuan që ligji të kalojë me procedurë të përshpejtuar dhe tashmë brenda janarit, Këshilli i Ministrave duhet të miratojë, me vendim, procedurat që do të ndiqen për shfuqizimin.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Majkos i besohet fushata në Kavajë, bastioni blu i Berishës! Ministri Hoxha në njësinë numër 1 në Tiranë
13 Janar, 11:30
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 09:51