TIRANË- Akti normativ i faljes së gjobave ka hyrë në fuqi pasi tashmë është botuar në fletoren zyrtare. Të gjithë qytetarët që i kanë paguar gjobat e marra si pasojë e shkeljes së masave parandaluese ndaj COVID-19 do t'u kthehen lekët brenda datës 15 maj.
Në vendimin e publikuar në QBZ, saktësohet se marrja e lekëve do të kalohet në mënyrë automatike në llogarinë bankare të qytetarit. Në mungesë të një llogarie, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur gjobën për t’ia dorëzuar më pas qytetarit të ndëshkuar. Gjithashtu, do të bëhet kthimi i patentave dhe makinave të bllokuara brenda 15 majit.
Për këtë arsye, brenda datën 30 prill gjitha institucionet shtetërore duhet të dërgojnë listat e personave ndaj të cilëve është vendosur gjoba, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj dhe më pas do të fillojë rikthimi i tyre.
Siç ka bërë me dije, më herët kryeministri Edi Rama, teksa njoftoi masat e reja lehtësuese, deri më tani janë vendosur 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti, të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës. Jo të gjithë kanë shlyer detyrimin, megjithatë qytetarët "korrekt" që kanë bërë pagesën do t'u kthehen lekët mbrapsht.
Vendimi i plotë i botuar në Fletoren Zyrtare
Komente


Gjobat duhet tu ktheheshin pjeserisht vetem atyre qe kane probleme ekonomiko-financiare.
PërgjigjuQeveri LESHI Me shume rremuje Me shume konfuzitet me shume Turma dhe perfundimisht Me shume Me COVID 19 mire do te ishte policet te shperndanin maska dhe respektimin e distances
PërgjigjuNese do ish bere nga njeriu shume shpejt do te kish dale vaksina!
Përgjigju